LAJMI I FUNDIT:

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj goditen nga vetura, s’ka ambulancë për t’i dërguar në spital (Video)

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj goditen nga vetura, s’ka ambulancë për t’i dërguar në spital (Video)

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë i ka goditur ata në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se të lënduarit ishin me biçikleta kur vetura i ka goditur.


Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar në QKUK, derisa tjetri ka pësuar lëndime më të lehta.

Po ashtu, klan kosova merr vesh nga dëshmitarët e rastit se në Ferizaj nuk kishte ambulancë për t’i transferuar të lënduarit për trajtim në spital.