E drejta e trashëgimisë për pronat e privatizuara shoqërore pas 99 vitesh, ende nuk është e përcaktuar me ligj. Se çfarë ndodh pas kaq vitesh, një përgjigje të tillë nuk e kanë as në Agjencinë e Privatizimit të Kosovës.
Zyrtarë të AKP-së theksojnë se deri tash janë privatizuar rreth 50 për qind e pronave apo aseteve shoqërore.
Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha- Shala, përmes telefonit, i ka thënë Radio Kosovës se e drejta e trashëgimisë në pronat e privatizuara shoqërore pas 99 vjetësh, nuk është e përcaktuar me ligj dhe se nuk dihet ende se kujt do t’i mbeten ato.
AKP ka identifikuar 597 ndërmarrje shoqërore, me gjithsej 3 mijë e 932 asete, prej tyre deri më tani janë privatizuar rreth gjysma e tyre.
Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Yll Kaloshi, në një përgjigje elektronike, thotë se AKP pret që Qeveria, përkatësisht Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimet e duhura ligjore mbi njohjen e së drejtës së pakufizuar për të gjithë blerësit e ndërmarrjeve të reja, të cilët kanë blerë përmes procesit të privatizimit apo likuidimit.
Njohësi i çështjeve juridike, Xhevat Azemi, thotë për Radio Kosovën se qeveria duhet të miratojë ligjin për çështje të trashëgimisë, sepse bartësit e këtyre asteve, kanë bërë investime të mëdha.
“Nuk ka asnjë kuptim që pas 99 vjetësh duhet më thënë tash ta kthesh atë pronë, dhe me mbetet pezull apo e padefinuar dhe çka me bë me ato investime që janë bërë. Arsyeja pse është zgjedhur ai version në atë kohë, ka qenë i natyrës politike dhe i statusit të pazgjidhur të Kosovës në kohë. Jam shumë i sigurt se do të aprovohet Ligji dhe qiramarrësit e të drejtës së shfrytëzimit të shndërrohen në pronarë”, thotë Azemi.
Ndryshe, procesi i privatizimit kishte filluar në vitin 2002 në bazë të rregullores së UNMIK-ut 2002/12 “Mbi Themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit” dhe rregullores 2003/13 kur Kosova administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre