LAJMI I FUNDIT:

Në konferencën për shtyp pas humbjes, Joshua nuk ia doli t’i mbante lotët

Në konferencën për shtyp pas humbjes, Joshua nuk ia doli t’i mbante lotët

Anthony Joshua shpërtheu në lot gjatë konferencës së tij për shtyp pas humbjes së tij shkatërruese ndaj Oleksandr Usyk.

Boksieri britanik u mund me vendim të ndarë teksa u përball me homologun e tij ukrainas për herë të dytë në Arabinë Saudite, pas humbjes në stadiumin “Tottenham Hotspur” në shtator.

Dhe pas meçit, 32-vjeçari nuk i ka mbajtur dot emocionet kur është pyetur nëse ndihet ende ‘krenar’ me veten.


I dërmuar si fizikisht, ashtu edhe psikikisht nga humbja - Joshua me veprim të pashpjeguar hodhi dy rripat e Usyk në tokë
Lexo po ashtu I dërmuar si fizikisht, ashtu edhe psikikisht nga humbja - Joshua me veprim të pashpjeguar hodhi dy rripat e Usyk në tokë

“Është me të vërtetë shumë e vështirë për mua të them se jam krenar për veten. Nuk ndjej asgjë, jam vetëm… jam i mërzitur. Thellë, në zemrën time”, ka deklaruar fillimisht AJ.

Më pas, boksieri i peshave të rënda lufton qartë për të shqiptuar ndonjë gjë tjetër ndërsa mbulon fytyrën me duar dhe ngushëllohet nga Eddie Hearn, i cili është ulur pranë tij.

“Kam provuar një stil tjetër. Më parë, në karrierën time, çfarë më bëri kur rrihja njerëz, i kam rrahur… Unë i kam mundur ata nga uria dhe pasioni i plotë”, vazhdoi Joshua.

Joshuas i doli punë edhe me tifozë - ekipi i tij e ndaloi nga një veprim i nxituar
Lexo po ashtu Joshuas i doli punë edhe me tifozë - ekipi i tij e ndaloi nga një veprim i nxituar

“Në ndeshjen e fundit doja të garoja si boksier, por nuk ishte mjaftueshëm e mirë dhe sonte nuk ishte mjaftueshëm e mirë”.

Emocionet me sa duket ishin të larta pasi Joshua hodhi dy nga rripat e Usykut nga ringu dhe në dysheme pas përleshjes dhe u nis për në dhomën e zhveshjes së tij përpara se të kthehej për t’i dhënë dorën Usykut. /Telegrafi/