LAJMI I FUNDIT:

Në Komunën e Malishevës deri më tash janë ndihmuar 900 familje në nevojë

Në Komunën e Malishevës deri më tash janë ndihmuar 900 familje në nevojë

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, mbajti mbledhjen e tretë të cilën e udhëhoqi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njëherit edhe drejtues i këtij Komiteti.

“Fillimisht, njoftoi të gjithë anëtarët e KKMSH-së për zhvillimet brenda javës që shkoi, ku deri më tash, në komunën tonë janë prekur me koronavirues, 44 persona, kurse 7 persona janë të shëruar, po ashtu ju jam mirënjohës shumë donatorëve si ndërkombëtar dhe atyre vendor, që brenda këtyre javëve sa Malisheva është në karantinë, është ndihmuar me mjete higjeniko – sanitare, QKMF-ja dhe materiale tjera të duhura për ta përballuar sa më lehtë pandeminë me COVID- 19.

Edhe Zona Park, ka bërë dezinfektimin e Institucioneve publike dhe 10 shtëpive me të prekurve nga COVID- 19 , po ashtu janë ndihmuar deri tash 900 familje me artikuj ushqimor dhe higjenik, por kërkoi që qytetarët t’i respektojnë në plotëni masat që janë në fuqi nga qeveria e vendit. E nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkoi më shumë përqendrim, pasi jemi komuna më e prekur nga koronaviruesi në mbarë vendin tonë”, thuhet në njoftimin për media.


Edhe përfaqësuesit e pranishëm të komitetit, raportuan dhe theksuan se gjendja është nën kontroll, brenda territorit të komunës, por kërkuan bashkërendim të aktiviteteve dhe respektim të plotë të masave si dhe të mos ketë lëvizje të grupeve të mëdha njerëzish. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Lajme
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Kalo në kategori