LAJMI I FUNDIT:

Në kompaninë “Uniteti”, punëtorët që shtatë muaj pa rroga (Video)

Në kompaninë “Uniteti”, punëtorët që shtatë muaj pa rroga (Video)

Punëtorët e kompanisë regjionale “Uniteti” në Mitrovicë, pagë nuk kanë marrë që 6-7 muaj.

Udhëheqësi i kësaj kompanie, Skënder Tahiraj, thotë se janë borxhet që qytetarët dhe komunat kanë ndaj kësaj kompanie, arsyeja kryesore pse “Uniteti” nuk ka para në arkën e vet.


I kontaktuar nga Klan Kosova, drejtori i Shërbimeve Publike në Mitrovicë, Besnik Beka, tha se Komuna e Mitrovicës i ka borxh kompanisë “Uniteti” vetëm 15 mijë euro, pasi punëtorët e saj, në këtë komunë, nuk i mbledhin edhe mbeturinat, por vetëm i pastrojnë rrugët dhe i lajnë.

Sipas tij, problemi është tek mbingarkimi i numrit të punëtorëve të administratës, që janë punësuar nga ish udhëheqësia, e ku kishte përfituar edhe drejtori aktual, Skënder Tahiraj.