LAJMI I FUNDIT:

Në Kodrën e Diellit shtresa e borës arrin 83 centimetra

Në Kodrën e Diellit shtresa e borës arrin 83 centimetra

Mëngjesi më i ftohtë sot ishte në Kodrën e Diellit, ku në orën shtatë të mëngjesit është matur temperaturë prej minus gjashtë gradë dhe ka shtresë bore prej 83 centimetrash. Minus katër gradë janë shënuar në Hanet e Mavrovës, Lazaropole dhe Krushevë minus tre, Berovë minus dy, Kriva Pallankë minus një, zero gradë në Tetovë, Prilep, Shtip, Strumicë, Vinicë, Dibër, Pretor, një gradë mbi zero në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Manastir, dy në Ohër, tre në Demir Kapi dhe katër në Gjevgjeli dhe Dojran.

Shtresë bore ka edhe në Hanet e Mavrovës, 20 centimetra, Lazaropole 10, Krushevë dhe Berovë shtatë, Kriva Pallankë dhe Gjurishtë katër, Pozharanë dy dhe Dibër, Topolçan një centimetër, informoi Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike.


Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme bore, ndërsa në disa nga zonat e ulëta reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë nga 1 deri në 5 gradë.

Në Shkup, mot i vranët me kushte për reshje të përkohshme të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 5 gradë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori