LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive 21 pacientë të shtrirë, një në mjekim intensiv

Në Klinikën Infektive 21 pacientë të shtrirë, një në mjekim intensiv

Në Klinikën Infektive është kthyer numri dyshifrorë i pacientëve që po trajtohen aty. Këtë të hënë janë 21 pacientë të cilët janë të shtrirë në këtë klinikë. Prej tyre pesë janë me oksigjeno-terapi dhe një paciente në kujdesin intensiv.

Infektologja Vera Berisha-Ndreja thotë për KosovaPress se gjendja e pacientëve është e mirë, ndërsa gjatë ditës priten rezultatet edhe për tre persona.


“Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 21 pacientë, prej tyre 13 i kemi COVID-19 pozitiv. Ndërsa, me oksigjeno-terapi i kemi pesë pacientë. Kemi edhe pesë pacientë të tjerë të cilët sipas rregullave kanë rezultuar dy herë negativë, por ende kanë nevojë për trajtim. Ndërsa, tre pacientë të tjerë i kemi në pritje të rezultateve që nuk do të thotë që nuk ndryshon numri gjatë ditës varësisht prej fluksit të qytetarëve… pra pesë i kemi në oksigjeno-terapi dhe një pacient është në kujdesin intensiv, por edhe ai është me oksigjeno-terapi”, thotë Berisha-Ndreja.

Derisa flet për gjendjen e pacientes e cila po trajtohet në kujdesin intensiv, tregon se është e moshës mbi 50-vjeçare.

“Pacientja në mjekimin intensiv është diku rreth 52-vjeçare. Ndërsa, pacientët tjerë janë të moshave të ndryshme, por nuk kemi mosha shumë të reja”, thekson ajo.

Rritja e numrit të konfirmuar me COVID-19, dhe atyre që po trajtohen në Klinikën Infektive, sipas saj nuk është risi, meqë Berisha-Ndreja konsideron se numri mund të rritet.

“Të dalin njerëzit sipas orareve të caktuara, jo në turma të mëdha, dhe gjithmonë me masa mbrojtëse”, deklaroi ajo.

Nga 13 marsi kur edhe janë konfirmuar rastet e para me coronavirus në Kosovë, janë 884 të infektuar me këtë sëmundje, 655 janë shëruar, ndërsa 28 kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori