LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën e Pediatrisë aktualisht nuk po trajtohet asnjë fëmijë me COVID-19

Në Klinikën e Pediatrisë aktualisht nuk po trajtohet asnjë fëmijë me COVID-19

Në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) aktualisht nuk është duke u trajtuar ndonjë fëmijë me virusin Sars Cov 2 (COVID-19).

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku, e cila tregoi se një fëmijë i cili ishte duke u trajtuar në këtë repart me COVID-19, të hënën ka rezultuar negativ.


Sipas saj, ky fëmijë ka qenë pak më rëndë i atakuar nga COVID-19, mirëpo me terapinë e nevojshme e ka kaluar me suksese. Ajo tha se fëmija aktualisht është duke u trajtuar për sëmundjen tjetër që e ka.

“Fëmija i fundit ka qenë pak më e rëndë e atakuar por i është dhënë terapia e nevojshme. Ka rezultuar dje negativ dhe tashmë ka kaluar në repartin për tu trajtuar për sëmundjen që e ka. Për momentin nuk e kemi asnjë fëmijë të shtrirë me COVID-19”, ka thënë Telaku.

Pediatrja po ashtu tha se në repartin e Pediatrisë ka pas fëmijë të shtruar me COVID-19, të cilët kanë qenë shumë rëndë, pasi siç sqaroi ajo kanë pas sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në përgjithësi fëmijët që i kemi pas me COVID-19 kanë qenë stabil, por në mesin e tyre kemi pas dhe disa fëmijë më rëndë, pasi kanë qenë fëmijë me sëmundje bashkëshoqëruese. Pra, kemi pas fëmijë mjaft rëndë. Fatmirësisht ata fëmijë e kanë përballu mjaft mirë COVID-19 dhe e kanë tejkalua dhe tani marrin trajtim për sëmundjet që i kanë”, ka thënë ndër të tjera doktoresha e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Drita Telaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori