Projektligji për Qeverinë pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës në fund të majit.
Kështu ka bërë të ditur koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, sipas të cilit, zbatimi i tij, mund të nisë brenda këtij mandati. PSD-ja e cila kishte vënë si kusht hartimin e këtij projektligji për ta mbështetur buxhetin, pret që të merren parasysh propozimet e saj
Ishte paraparë për në muajin mars, por Projektligji për Qeverinë pritet të shkojë në Kuvend për miratim tek në fund të majit. Koordinatori për reforma shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se para se të shkojë në qeveri, ky projektligj do ketë konsultim të gjerë me partitë parlamentare, me shoqërinë civile, por edhe konsultim në platformën online. Sa i përket fillimit të zbatueshmërisë së tij, Tahiri beson se do të nisë qysh nga qeveria aktuale. Por, ai tha se do të kërkohet kohë për riorganizimin funksional të ministrive.
“Me këtë ligj ideja është që disa ministri të bashkohen, numri i zëvendëskryeministrave, ministrave të zvogëlohet. E gjitha kjo kërkon riorganizim jo vetëm në ministri, por edhe në departamente. Sa do të marrë kohë kjo, duhet të përcaktohet në vendimin e Qeverisë, por mund të marrë kohë nëntë muaj deri një vit, që nënkupton që do të hyjë në këtë Qeveri”, tha Tahiri për Radio Kosovën.
Nxjerrja e Ligjit për Qeverinë, ka ardhur si kusht i Partisë Socialdemokrate. Ky subjekt opozitar mes kushteve për ta mbështetur buxhetin e kishte vënë edhe nxjerrjen e këtij ligji. Natyra Kuçi, zëdhënëse e kësaj partie, tha se kur të shkojë projektligji në Kuvend, PSD-ja do t’i propozojë ndryshimet e saj, një prej të cilëve është edhe ai që secila ministri të ketë vetëm dy zëvendësministra dhe jo më shumë.
“Ne do t’i shtyjmë, do të insistojmë që të realizohen dhe presim që do të realizohen, meqenëse njëra ndër kushtet e PSD-së për votimin e buxhetit ka qenë edhe kjo që të reduktohet numri i zëvendësministrave”, tha Kuçi.
Kushti i PSD-së ishte që brenda tre muajsh të miratohet ky projektligj, por ai pritet të shkojë në Kuvend tek në fund të majit. Kjo pasi, sipas koordinatorit për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ky projektligj është hapi i dytë më i madh i reformës shtetërore pas miratimit të Ligjit të pagave, Ligjit për zyrtarët publikë dhe Ligjit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive ekzekutive. Duke pasur parasysh këtë, Tahiri tha se nuk do të ketë nguti për procedimin e tij, pa u përfunduar të gjitha konsultat e nevojshme, në mënyrë që siç tha ai, Projektligji në Kuvend të mbështetet nga dy të tretat e deputetëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën