Sot (12 prill) janë bërë 20 vite nga që kur Ronaldo Nazario pësoi lëndimin që i mori shkëlqimin në karrierë.

'El Fenomeno'  kishte vuajtur më pas nga lëndime të njëpasnjëshme dhe nga viti 2000, karriera e tij ndryshoi përgjithmonë.


Braziliani hyri në lojë nga banka rezervë  për Interin kundër Lazio në Kupën e Italisë dhe filloi të kishte menjëherë ndikim.

Sidoqoftë, derisa kishte topin në këmbë dhe po tentonte të bënte disa driblime, legjenda përfundoi në tonë me disa dhimbje të tmerrshme.

Ishte ndeshja e parë e Ronaldos që kur ishte kthyer nga lëndimi, por më pas pësoi një edhe më të rrezikshme, ku kishte tendosur ligamentet e gjurit.

Lëndimi më pas doli të ishte edhe më i rrezikshëm, pasi ligamentet ishin shkatërruar tërësisht dhe duhej një kohë e gjatë për t'u shëruar, por nuk ishin si në gjendjen e mëparshme.

Në momentin që Ronaldo pësoi lëndim, lojtarët enterit dhe Lazio vrapuan në drejtim të tij, derisa disa prej tyre mbanin kokën me duar.

E gjithë tifozeria që ishin të pranishëm në stadiumin Olimpico, u ngritën në këmbë për të duartrokitur atë.

Fizioterapeuti i tij kishte thënë se ai ishte lëndimi më i vështirë që kishte parë në karrierën e tij dhe aty kishte përfunduar shkëlqimi i legjendës braziliane.

Ronaldo ishte rikthyer në aksion në shtator të vitit 2001, mirëpo kishte humbur shpejtësinë dhe eksplozivitetin e tij, duke pikëlluar të gjithë tifozët e tij në mbarë botën. /Telegrafi/

telegrafi sport app