LAJMI I FUNDIT:

“Në kërkim të Venerës” kthehet “në kërkim të Oscar-it” për Kosovën

“Në kërkim të Venerës” kthehet “në kërkim të Oscar-it” për Kosovën
Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

“Në kërkim të Venerës” është filmi me të cilin Kosova niset këtë vit drejt nominimeve të “Oscars 2023”.

“Adoleshentja e qetë dhe e heshtur me emrin Venera jeton në një qytet të vogël në Kosovë. Në shtëpi, ku tre breza po zvarriten së bashku në një shtëpi të vogël, ajo nuk ka aspak privatësi” – është kjo historia që ky film shqiptar trajton.

Mes shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare të fituara, filmi “Në kërkim të Venerës” u përzgjodh nga Qendra kinematografike e Kosovës (QKK) si propozim i Kosovës për nominimet e çmimeve të Akademisë së Filmit, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Posteri zyrtar i filmit “Në kërkim të Venerës”

Në një intervistë për Telegrafin, regjisorja e filmit Norika Sefa flet për rrugëtimin e suksesshëm të tij deri më tani, tematikën e veçantë që skenari trajton si dhe pritshmëritë e saj për të arritur dëshirën e madhe, atë të nominimit për një çmim “Oscar”.

Telegrafi: Norika, ju jeni regjisore e filmit “Në kërkim të Venerës”, i cili ka bërë bujë të madhe duke fituar çmime të ndryshme kinematografike. Na rrëfe pak në pika të shkurtra historinë e filmit?

Norika Sefa: Venera, një vajze e re, jeton në një vend të vogël në Kosovë. Në shtëpinë e vogël, tre breza janë vazhdimisht nën këmbët e njëri-tjetrit, kështu që ajo nuk ka aspak privatësi. Edhe jashtë, në rrugë dhe në kafene, nuk është shumë më mirë: fshati është i vogël dhe gjithmonë është një vëlla, nip ose fqinj që e shikon dhe e gjykon.

Si mund të rritet një vajzë modern në një mjedis tradicional? Asaj i duhet të përballet jo vetëm me presionin e bashkëmoshatarëve, një moshë adoleshente që shpesh tregohet bullizuese, por edhe nga prindërit që shpesh tregohen të papjekur emocionalisht: “Unë kurrë nuk i kam pare prindërit e mi duke u puthur” – thotë Venera.

Regjisorja Norika Sefa (Foto: Norika Sefa)

Telegrafi: Nga jeni frymëzuar për krijimin e filmit?

Norika Sefa: Unë vet kam jetuar në një familje të madhe, kjo ishte një shkak me e vënë, me thënë, në dyshim gjithçka…sepse në të gjithë kemi jetuar të njëjtat situata, megjithatë emocionet, përceptimet, ishin kaq të ndryshme, e kontradiktore, sa ….edhe interpretimi i asaj që kemi jetuar bashkë, ka qenë kaq i ndryshëm nga njëri-tjetri.

Sa herë që përmes kinemasë arrijmë të vëmë dyshime mbi natyrën e supozuar të gjërave, kjo mund të sjellë diçka interesante. Me këtë në mendje kam shkruar skenarin. Një herë kam nisur të shkruaj për shumë karaktere në të njëjtën kohë, por pastaj vendosa të tregoj historinë përmes Venerës, për shkak të moshës së saj. Ajo është një adoleshente. Unë mendoj se ajo moshë është shumë kurioze, gjithmonë shumë alerte për atë që e rrethon, duke dashur të përshtaten, duke dështuar të përshtaten, gjithë duke eksploruar…pra që nuk i merr gjërat si të mirëqena.

Telegrafi: “Në kërkim të Venerës” është propozimi i Kosovës sivjet për në çmimet e Akademisë ‘Oscars 2023’, na trego pak sa të lumtur ju ka bërë ky fakt?

Norika Sefa: Është ndjenjë shumë e mirë. Ka qenë një befasi për mua. Viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm i kinematografisë sonë. Më në fund, patëm filma që arritën shumë përtej kufijve. Pritshmëritë, entuziazmi ishte i lartë. Vetëm me qenë një nga këta filma, ishte një ndjenjë e mirë. Pastaj erdhi thirrja për ‘Oscars’, dhe lajmi që – filmi ynë është filmi përfaqësues për këtë garë. Juria u shpreh “…sepse filmi ka një qasje shumë unike”. Më vjen mirë të di që ata nuk zgjodhën të shkonin me diçka më “komode”, por kërkonin diçka më specifike. Shumë mirë! Një qasje që shpresoj të kemi gjithmonë, sepse si një vend i ri, ne duhet të përpiqemi dhe të vazhdojmë të gjejmë mënyra te reja. Të sjellim diversitet në realizimin e filmave,…e në shumëçka tjetër.

Posteri ndërkombëtar i filmit “Në kërkim të Venerës (Looking for Venera)” (Foto: Looking for Venera/Instagram)

Telegrafi: Si e shihni kinematografinë e vendit? Sa është e vështirë të realizosh film në Kosovë?

Norika Sefa: Tash po pritet të miratohet ligji i ri për kinematografinë. Uroj që ka me qenë më i përshtatshëm për pozitën e krijuesve dhe uroj që inkurajon forma të reja të produksionit. Ajo çka ne duhemi të bëjmë si shtet i ri, kur po them i ri, nënkuptoj edhe në qarkun e filmit – duhemi të ia lejojmë vetes të provojmë dhe të eksperimentojmë me mënyrën e të bërit film. Me dalë prej një diçka klasike.

Vitin që shkoi shumë filma kosovarë kanë qenë të përmendur në shumë mjedise dhe platforma të rëndësishme botërore të filmit, ne tashmë kemi ngjallur një kureshtje dhe që është lehtësuar situata për të bërë film, ngase kemi më shumë shanse, qasje te laboratorët, dhe bursat e ndryshme për zhvillim skenari, takime dhe shkëmbim përvojash me profesionalistë të botës së filmit.

Ajo që duhet të bëjmë është të kujdesemi për ta mbajtur këtë status. Për këtë duhemi që të gjithë të angazhohemi, të gjithë që jemi përgjegjës për mbarëvajtjen e film-bërjes në Kosovë. Edhe shteti, vendim-marrësit, profesorët dhe universiteti, por edhe ne si artistë.

Regjisorja Norika Sefa (Foto: Looking for Venera/Instagram)

Telegrafi: Cili është mesazhi që “Në kërkim të Venerës” përçon tek shikuesit e filmit?

Norika Sefa: Ne si shoqëri shpesh e heqim përgjegjësinë e vendimeve duke u kapur ose arsyetuar pas moralit edhe traditës e kjo na bënë më të varfër emocionalisht. Në film ka karaktere të shumta, unë kam dashur që ta ketë efektin e këtij mentaliteti te pothuajse secila moshë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori