LAJMI I FUNDIT:

Në Kërçovë pritet të regjistrohen 147 filloristë shqiptarë

Në Kërçovë pritet të regjistrohen 147 filloristë shqiptarë

Rreth 117 filloristë janë regjistruar deri më tani në 5 shkollat qendrore në gjuhën shqipe që gravitojnë në Komunën Kërçovës. Regjistrimi është deri në fund të muajit kur pritet të regjistrohen edhe rreth 30 nxënës të tjerë, me çka ky numër do të shkoj në 147 nxënës shqiptarë, në gjithë territorin e kësaj komunë.

Shkak i uljes së numrit të nxënësve nuk është mosrespektimi i rajonizimit të shkollave, por nataliteti i ulët dhe ikja e të rinjve jashtë vendit për një jetë më të mirë.


Dikur në shkollën fillore qendrore të Zajazit, një gjeneratë ka numëruar rreth 120 nxënës, ndërsa në klasë kanë mësuar nga 33 nxënës, e sot 33 nxënës janë regjistruar vetëm si fillorist.

“Në shkollën tonë, “Rexh Rushit Zajazi” gjithsej këtë vit semimaturantë janë 27, ndërsa janë regjistruar 33 nxënës. Prej tyre 3 nxënës nuk do ta vijojnë mësimin për shkak se dy prindër deklarojnë gojarisht se në korrik të këtij viti do të shpërngulen në Gjermani, ndërsa një nxënës për shkak se nëna i jeton në fshatin Baçishtë, mësim do ta vijojë në shkollën e fshatit Greshnicë”- tha Naser ismaili-drejtor i Sh.F.Q “Rexh Rushit Zajazi”.

Edhe drejtori i SH.F.Q “Millto Gurra” Kujtim Kasami thotë se jo rajonizimi, por migrimi zvogëlon dukshëm numrin e nxënësve nga viti në vit.

“Nëse flasim në gjuhën e numrave, statistikave atëherë i bie që numri më i madh i nxënësve të cilët duhej të regjistrohen në shkollat tona, për fat jo të mirë do ta them ato nxënës regjistrohen në shkolla të ndryshme në vendet europiane, kur themi që numri i përgjithshëm është 74 dhe neve arrijmë të regjistrojmë 16 dhe këtu shtoja edhe tre nxënës të cilët do të regjistrohen në shkollë e qytetit, gjithsej ne arrijmë të regjistrojmë 20 nxënës, ndërsa pjesa më e madhe, 50, ato nxënës jetojnë me familjet e tyre në vendet e ndryshme europiane”- deklaroi Kujtim Kasami-drejtori i SH.F.Q”Millto Gurra”.

Migrimi ka ulur dukshëm numrin e nxënësve nëpër shkollat e Kërçovës. Ka shkolla dhe klasa të cilat e zhvillojnë mësimin me nga 2 apo 3 nxënës ose me kombinim klasash me nga 3 ose 4 nxënës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori