LAJMI I FUNDIT:

Në katër vjetorin e vdekjes së Demaçit, përurohet libri “Gjarpinjtë e gjakut”

Në katër vjetorin e vdekjes së Demaçit, përurohet libri “Gjarpinjtë e gjakut”

Me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, është përuruar libri “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut”, i autorit Selatin Novosella, në Shoqatën e të burgosurve politikë në Prishtinë.

Autori, Novosella tha se ky libër ka grumbullime të 36 recensioneve për Adem Demaçin dhe se ka zgjatur prej vitit 1994.


“Këtë libër nuk e kam shkruar dhe përgatitur për një vit, dy, apo tri, por kjo ka zgjat që nga viti 1994. Gjatë hulumtimeve, çdo shkrim që ka pasur të bëjë me gjarpërinjtë e gjakut e kam ndarë anash në një dosje të veçantë dhe për kënaqësinë time sot i kemi 36 recensione. Jam i sigurt, shumë i sigurt se ky libër, të grumbulluar me një vend ku përmenden disa emra, një prej recensioneve më të arritura është i mikut tonë, i cili padrejtësisht sot me shokët e tij, liderët e luftës dhe të paqes, (po mbahen në Hagë), është recensioni i Jakup Krasniqit”, tha ai.

Katër vjet pa Adem Demaçin
Lexo po ashtu Katër vjet pa Adem Demaçin

Fjalë të mëdha për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, shprehu edhe redaktori i librit, Begzat Baliu.

“Prej gjashtë dekadash, romani dhe autori i tij, Adem Demaçi, gjysmën e kësaj kohe e kanë bërë në ilegalitet, në burgje. Sikur mos të mjaftonte kjo, të ndërlidhur me autorin dhe veprën, një fat të tillë për shumë vjet e patën edhe përkrahësit politikë të autorit, si dhe lexuesit e perceptuesit e veprës së tij”, tha ai.

Ndërsa, lektori i librit, Adem Nimani, tha se çdo recension dhe shkrim për veprën e Adem Demaçit janë bartur në mënyrë besnike në librin e Novosellës.

“Edhe recensionet dhe çdo shkrim tjetër janë bartur në mënyrë besnike në librin që e kemi përpara. Në bashkëpunim i bëjmë të gjitha, kjo dëshmon librin që do të kenë studentët më shumë se ju”, shtoi ai.

Në katër vjetorin e vdekjes së veprimtarit Demaçi, Shoqata e të Burgosurve Politikë vendosën kurora lulesh tek gurthemeli i shtatores së tij në kryeqytet.KP/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori