LAJMI I FUNDIT:

Në Kamenicë, ​30 raste me coronavirus, pesë të shëruar dhe asnjë i vdekur

Në Kamenicë, ​30 raste me coronavirus, pesë të shëruar dhe asnjë i vdekur

Deri më tani janë 30 persona të konfirmuar me coronavirus në komunën e Kamenicës, kurse një prej tyre është nga Gjilani por me prejardhje nga Poliqka. Të shëruar plotësisht në këtë komunë janë gjithsej pesë persona.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Suna Zajmi thotë për KosovaPress se qendrat kryesore familjare janë të pajisura me materiale shëndetësore. Ndërkohë thekson se furnizimi është në nivel në bashkëpunim edhe me institucionet e Gjilanit dhe Prishtinës.


“Qëndrojmë në nivel të mjaftueshëm. Asnjë moment personeli nuk ka mbetur pa pajisje që të jetë në një pozitë të vështirë për menaxhim të situatës. Furnizimi është në nivel jemi në koordinim dhe bashkëpunim shumë të mirë me institucionet e Gjilanit dhe të Prishtinës. Në të njëjtën mënyrë nga Ministria kemi pajisje, por kemi edhe donacione të tjera të cilat po na sigurojnë pajisje dhe gjëra të tjera të nevojshme”, thotë ai.

Ajo deklaron se i gjithë stafi mjekësor është i pajisur me materiale mbrojtëse, dhe se kanë bërë testime edhe të stafit mjekësor.

“12 persona prej stafit deri më tani janë testuar, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. Ky është një lajm shumë i mirë për ne. Deri më tani nuk kemi ndonjë rrezik nga ana e stafit. Puna po menaxhohet shumë mirë”, shton ajo.

Sipas saj, rastet e dyshuara tash e tutje por dërgohen në Prishtinë, derisa ditë më parë referoheshin në Gjilan.

“Në momentin që kemi raste të dyshimta, deri më tani janë dërguar për Gjilan. Ku Gjilani pastaj e ka vlerësuar që situatën a duhet të shkojë për Prishtine a jo. Tash e tutje jemi duke e menaxhuar bashkërisht me Gjilanin por edhe vetë duke i dërguar për Prishtinë. Falë Zotit këto ditë nuk kemi pasur ankesa, edhe gjendja e pacientë pozitiv nuk kanë shqetësime, në rast se po autoambulancat 24 orë janë në gjendje gatishmërie”, deklaron ajo.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Kamenicës thotë se ka pasur rënie të fluksit të pacientëve për kontrolla rutinore, krahasuar me kohën para pandemisë.

“Në rast se është ndonjë problem më i madh gjithsesi drejtohen për në QKMF, por kemi një ulje dhe një numër mjaft të të ulët të pacientëve në këtë periudhë”, shprehet ajo.

Deri më tani janë konfirmuar 38 raste me koronavirus në Kamenicë, pesë deri më tani janë shëruar, dhe asnjë nga të infektuarit nuk ka përfunduar me vdekje./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori