LAJMI I FUNDIT:

Në Itali sekuestrohen 20 kg kokainë – me vlerë përfitimi 2.7 milionë euro

Në Itali sekuestrohen 20 kg kokainë – me vlerë përfitimi 2.7 milionë euro

Sekuestrohen në Itali 20 kilogramë kokainë e cilësisë mjaft të pastër me vlerë përfitimi 2.7 milionë euro.

Sekuestrimi është kryer në linjën e tragetit që lidh Sicilinë me Kalabrinë.


Një operacion i policisë financiare të Messinës ka çuar në kapjen e sasisë së drogës në një automjet i cili po udhëtonte me traget nga porti kalabrez Villa San Giovanni drejt Portit të Messinës.

Kokaina ishte fshehur në një vend të modifikuar në një automjet dhe zbulimi i saj u bë falë qenve antidrogë me ndihmën e repartit të Antimafias italiane.

Korrieri i drogës një 50 vjeçar italian me inicialet L.G.R banues në Alessandrino është vënë në pranga në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. /oranews.tv/