LAJMI I FUNDIT:

Në internet rrjedhin specifikat dhe fotot e HTC U23 Pro 5G

Në internet rrjedhin specifikat dhe fotot e HTC U23 Pro 5G

Një pajisje misterioze HTC është shfaqur në internet me një mori të tërë fotografish dhe disa informacione harduerike. Përmendet treshja e mëposhtme e numrave të modelit – 2QC9200, 2QC9100 dhe 2QCB100, si dhe një emër i mundshëm për pajisjen – HTC U23 Pro 5G.

Disa nga pikat kryesore të specifikave përfshijnë një ekran AMOLED, një çip Snapdragon 7 Gen 1, 8 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse.


Telefoni thuhet gjithashtu se ka një kamerë kryesore 108 MP me OIS dhe gjithsej katër kamera në anën e pasme. Fuqizohet nga një bateri 4600mAh me karikim me valë dhe duket se Android 13 do të jetë i integruar si sistem operativ, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Në listën e specifikave ndodhet edhe një vrimë audio me madhësi prej 3.5 milimetrave, e vendosur në kornizën e sipërme të telefonit.

Burimi gjithashtu përmend se pjesa e pasme dhe korniza e mesme e pajisjes janë bërë prej plastike. Mund të shohim gjithashtu një foto të butonit të ndezjes së telefonit, i cili funksionon edhe si skaner i gjurmëve të gishtërinjve.

Duke u bazuar në informatat e shumta, kjo duket të jetë një njësi inxhinierike e cila është në faza të hershme të zhvillimit, kështu që çdo gjë në lidhje me çmimin ose disponueshmërinë e saj do të ishte spekulim i pastër në këtë pikë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori