Forcat qeveritare të Sirisë kanë vazhduar sulmet ajrore në enklavën e Goutas Lindore, e cila kontrollohet nga rebelët, pavarësisht një rezolute për armëpushim që ka miratuar Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të shtunën.
Qindra njerëz kanë vdekur në një javë bombardime në enklavën që ndodhet pranë kryeqytetit Damask.
Sulmet e fundit përfshijnë edhe një ofensivë tokësore.
Duke folur në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkuan ndihmë për zbatimin e rezolutës së OKB-së.
Me këtë rezolutë është rënë dakord që të lejohen dërgesat e ndihmave dhe evakuimet mjekësore, por armëpushimi nuk i mbulon operacionet kundër grupeve të mëdha xhihadiste, transmeton Evropa e Lirë.
Gouta Lindore është zona e fundit e madhe që kontrollohet nga rebelët sirianë.
Rusia, që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011, i ka ofruar mbështetje politike dhe ushtarake qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251