LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan janë 513 raste aktive me coronavirus

Në Gjilan janë 513 raste aktive me coronavirus

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit dhe konfirmohet se për këto dy ditë janë gjithsej 91 raste pozitive nga 236 mostra të marra.

Nënkryetari Ismajli tha se gjendja në Gjilan në ditët e fundit është nën menaxhimin e vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore.


Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 16809 mostra, 4575 kanë rezultuar pozitivë, 3948 janë shëruar plotësisht, 117 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 513 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 94 persona ndërsa mostra në pritje janë 11. /Telegrafi/