LAJMI I FUNDIT:

Në Gjermani po ndodh “vdekja e pyjeve”!

Në Gjermani po ndodh “vdekja e pyjeve”!

Thatësirat, stuhitë dhe dëmtuesit kanë goditur keq pyjet në Gjermani. Drunjtë në Gjermani nuk kanë vuajtur kurrë aq shumë sa vitin e kaluar.

Sipas raportit aktual mbi gjendjen e pyjeve në Gjermani, të cilin ministrja federale e Bujqësisë, Julia Klöckner e prezantoi në Berlin, gjendja në pyje gjatë vitit 2020 ka qenë më e keqe se kurrë më parë, prej fillimit të matjeve në vitin 1984.


Sipas raportit të paraqitur nga Klöckner, thatësirat, stuhitë, zjarret dhe dëmtuesit e drunjve kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në pyje. Në përgjithësi mund të thuhet se ndryshimi i klimës ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Në vitet 2019 dhe 2020 “shkalla e vdekjes” së drunjve ishte “dukshëm më e lartë” krahasuar me vitet e mëparshme. Pemët më të vjetra se 60 vjeç janë në veçanti të rrezikuara, thuhet në raport.

Aktualisht, zona që mund të ripyllëzohet është 277.000 hektarë.

“Çdo dru që dëmtohet sot apo nuk e mbjellim sot ne, do t’i mungojë gjeneratës së ardhshme”, shpjegoi Klöckner.

Sasia aktuale e drurit të dëmtuar është 171 milionë metra kub.

Sipas raportit, i ashtuquajturi hollim i majave të drurit është në rritje. Kjo do të thotë humbje e parakohshme e majave të gjetheve.

Sipas kësaj, katër në pesë drunj janë dëmtuar.

Të dëmtuara janë 89 për qind të ahut, 80 për qind të lisave dhe pishave dhe 79 për qind të bredhave.

Ministrja theksoi se raporti dëshmon se “pyjet tona janë të sëmura”.

Në të njëjtën kohë, ajo vuri në dukje se një total prej 1.5 miliard eurosh do të vihen në dispozicion për të mbështetur pronarët e pyjeve dhe menaxherët e pyjeve, për të ndihmuar përshtatjen më mirë të pyjeve me ndryshimet e klimës.

Organizatat për ruajtjen e mjedisit janë alarmuar për gjendjen.

Greenpeace u ankua se asgjë nuk kishte ndryshuar në menaxhimin e pyjeve dhe se shumë zona ende po “pastrohen”.

Ndërsa organizata “Bund für Umwelt- und Naturschutz Deutschland” (BUND) i bëri thirrje qeverisë federale që përfundimit të marrë “masa efektive për mbrojtjen e klimës” në mënyrë që të ndalet vdekja e pyjeve. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori