Në Gjermani, 229 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 229 persona të vdekur, duke e çuar në 5.315 numrin total të vdekjeve në vend.
Edhe numri i të infektuarve të rinj është rritur me 2.352 më shumë se një ditë më parë duke shkuar gjithsej në 150.648 persona të infektuar, transmeton Telegrafi.
Por Gjermania ka edhe një shifër të lartë të personave të shëruar nga coronavirusi, 103.300, 3.800 vetëm në 24 orët e fundit.
Dy ditë më parë Anglela Merkel u bëri apel gjermanëve që të mos ndihen të sigurt për asnjë sekondë, nën pandeminë e coronavirusit.
Kancelaria gjermane bëri të qartë që po ndjek vazhdimisht nevojat por dhe dëshirat e qytetarëve. Gjermania është akoma në fillimin e pandemisë tha ajo. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































