LAJMI I FUNDIT:

Në gjendje të dehur rrahu babain, gjykata në Prizren ia cakton një muaj paraburgim

Në gjendje të dehur rrahu babain, gjykata në Prizren ia cakton një muaj paraburgim

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar një muaj paraburgimtë pandehurit P.K.

Ai dyshohet se me datë 3 maj pas mesnatës në shtëpinë e përbashkët, i dehur e ka sulmuar babain e tij.


P.K pasi ka shkuar në shtëpi në mes të natës fillimisht e fyen babain , pastaj edhe e shtyen.

Viktima rrëshqet në tokë me ç’rast merr lëndime trupore.

Kjo u bë e ditur nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 03.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.06.2021., ndaj të pandehurit P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 (viktimë e ndjeshme), pika 3.1, lidhur me par. 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Kosovës”.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit P.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: – I pandehuri P.K., me datë 3 maj, në orë e mesnatës, në shtëpinë e përbashkët familjare, i shkakton lëndime trupor të dëmtuarit – babait të tij, në atë mënyrë që pasmosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri nën ndikim të alkoolit, pasi shkon nështëpi në mes të natës, fillimisht e ofendon të dëmtuarin, e më pas e sulmon duke e shtyrë me duar, dhe si pasojë e kësaj i dëmtuari rrëzohet në tokë, me ç ‘rast pëson lëndime trupore”, thuhet në njoftim.