Banorët e fshatit Shipkovicë të malësisë së Sharrit disa ditë me radhë zgjohen me trishtim, duke parë varre të zbuluara dhe kufoma të copëtuara nëpër to nga një arushë që gjatë natës, hap varret për tu ushqyer me kufomat.
“Dy kufoma i ka nxjerr prej varri dhe nga gjunjët e poshtë i ka ngrënë,njërën e ka nxjerrë prej varri dhe e ka gjuajt anash po këmbët ia ka ngrënë. Ne e varrosëm një djalë të ri, por të nesërmen kur shkuam kufoma ishte jashtë këmbët nuk i kishte”.
“Po merreni me mend sa e trishtueshme është kjo egërsirë, llogariteni sa e trishtueshme mund të jetë”.
“Bëjmë roje normal, duhet, deri sa vazhdon kështu duhet me bë”.
Banorët e fshatit Shipkovicë thonë se jemi të obliguar të bëjmë edhe roje gjatë natës që të mos i prish sërish varrezat apo të futet në fshat, ndërkohë po ashtu djegin goma të ndryshme dhe lyerje me vaj rreth varrezave që aroma e keqe e vajit ta largojë këtë egërsirë.
Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës, nga ku për Alsat, thonë se, është njoftuar ministria e Bujqësisë dhe pritet vendimi për masat e mëtejme.
“Rasti është konfirmuar dhe është dokumentuar, por meqë për këto gjëra kompetente është Ministria e Bujqësisë, pritet përgjigjja të hënën dhe më pastaj do të merren edhe masat e nevojshme”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Banorët e Shipkovicës thonë se kjo nuk është hera e parë që arushat zbresin në fshat duke shkaktuar dëme nga më të ndryshmet./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë
Kasselakis: I bëjmë thirrje qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut të vijnë në vete
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj atdheut me luftëtarë të zotë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron