LAJMI I FUNDIT:

Në fillim u mendua për helmim, analizat treguan se 11 derra të egër në Dragash ishin prekur nga murtaja afrikane

Në fillim u mendua për helmim, analizat treguan se 11 derra të egër në Dragash ishin prekur nga murtaja afrikane

Në fillim u mendua për helmim, analizat treguan se 11 derra të egër në Dragash ishin goditur nga murtaja afrikane

Komuna e Dragashit ka njoftuar se në territorin e tyre janë shënuar zyrtarisht rastet e para të murtajës afrikane që prek derrat. Kryetari i kësaj komune ka thënë se i kanë marrë të gjitha veprimet e duhura për eliminimin e kësaj sëmundje.


Në fillim menduan se ishte ndonjë helmin por pas rezultatit të analizave u kuptua një informatë mjaftë shqetësuese.

Laboratori thoshte se 11 derra të egër në Komunën e Dragashit ishin të prekur nga mortaja afrikane.

Jonuz Ibrahimi, shef i pyllit në Komunën e Dragashit, thotë se në fillim menduan se bëhet fjalë për sëmundje tjetër e jo për mortajën, por që me të marrë mostrat nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës u bë asgjësimi i derrave.

“Këto raste janë paraqitur para rreth dy jave. Në fillim kemi menduar që është helmim, pasi derrat kanë bërë dëme edhe në pjesën e Shqipërisë. Mandej, në bazë të analizave të cilat i kemi dërguar në AVUK ka rezultuar prania e murtajës afrikane”, ka thënë Ibrahimi.

Murtaja afrikane e derrit përhapet në Dragash, komuna me njoftim për qytetarët
Lexo po ashtu Murtaja afrikane e derrit përhapet në Dragash, komuna me njoftim për qytetarët

Ndonëse thotë se aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të epidemisë, Ibrahimi thotë se vazhdimisht janë duke bërë kontrolle.

Me të marr njoftimin nga AUV-i, ky dikaster informoi edhe Drejtorinë e Bujqësisë në këtë komunë.

“Ka që disa ditë që ne jemi duke u përballur me këtë epidemi, mund ta quaj edh pandemi për arsye se të gjitha këto raste kanë ndodhur në territorin në kufi me Shqipërinë. Dhe kemi informacione që edhe në territorin e Shqipërisë ka kësi raste dhe në rastet kur përfshihen dy shtete nuk quhet më epidemi por pandemi”, la thënë kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Rastet e para me virusin e mortajës afrikane ishin shënuar gjatë muajit korrik në komunën e Kllokotit. Kjo epidemi nuk përhapet tek njerëzit derisa të gjithë derrat e sëmurë asgjësohen dhe pastaj groposen./RTV Dukagjini/