LAJMI I FUNDIT:

Në ndarjen e çmimit Nobel për Handke, poeti shqiptar rrëqeth të pranishmit me fjalimin: Rrugët e qytetit tim ishin si ato të Bosnjës, burra, gra e fëmijë të vrarë e masakruar

Në ndarjen e çmimit Nobel për Handke, poeti shqiptar rrëqeth të pranishmit me fjalimin: Rrugët e qytetit tim ishin si ato të Bosnjës, burra, gra e fëmijë të vrarë e masakruar
Qindra qytetarë të tubuar në sheshin Normmalm në Stokholm për të protestuar kundër ndarjes së Çmimit Nobel të vitit 2019, ku çmimi për letërsinë iu nda shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke. (Anadolu Agency)

Shqiptar Oseku, poet dhe anëtar i rrjetit suedezo-shqiptar ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm në manifestimin kundër vendimit të akademisë suedeze për të nderuar me çmimin Nobel shkrimtarin Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e ndodhur në Ballkan nga Serbia.


Kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve Nobel u bojkotua nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, por ceremonia u bojkotua edhe nga Christina Doctare, një mjeke dhe autore që mori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1988 si anëtar i Forcave Paqësore të OKB-së, e që e ktheu këtë njohje prestigjioze në shenjë proteste ndaj Çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke.

Suedezja, fituese e Nobelit për vitin 1988 kthen çmimin - në shenjë proteste ndaj Handke
Lexo po ashtu Suedezja, fituese e Nobelit për vitin 1988 kthen çmimin - në shenjë proteste ndaj Handke

Ambasadori i Turqisë në Suedi kishte thënë se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve Nobel për shkak të çmimit të letërsisë që i jepet shkrimtarit Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë viteve 1992-1995.

Protestat kundër ceremonisë së Çmimit Nobel për Handke në Stokholm, nuk mungonte as flamuri shqiptar
Lexo po ashtu Protestat kundër ceremonisë së Çmimit Nobel për Handke në Stokholm, nuk mungonte as flamuri shqiptar

Ndërkaq, poeti shqiptaro-suedez Shqiptar Oseku kishte mbajtur në fjalim të jashtëzakonshëm në manifestimin kundër vendimit të akademisë suedeze për të nderuar me Nobel, siç tha ai apologjetin e gjenocidit Peter Handke.

Në këtë fjalim Oseku vë në pah edhe masakrat e bëra në Kosovë nga Serbia.

Lexoni të plotë shkrimin e Osekut (pa ndërhyrje)

“Fjala ime ne manifestimin kunder vendimit te akademise suedeze per te nderuar me Nobel apologjetin e gjenocidit Peter Handke:

Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit. Nje falenderim edhe per organizatoret e ketij takimi, qe na mundesuan t’i dalim zot te vertetes sone, te vdekurve e te gjalleve tane.

Une vi nga Gjakova, nje qytet ne kufi me Shqiperine qe pesoi Bosnen e vet me 1999. Rruget e qytetit tim ishin si ato te Bosnes. Burra e gra te vrare, dhunime, femije e pleq te masakruar.

Por sonte ketu nuk dua te jem vec shqiptar. Sonte dua te jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosne qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke.

Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam ketu me vajzën time qe ka lindur ne Suedi. Dhe si suedez dua te them atë qe duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur te mos ishte e mbytur ne relativizem moral. Dua te them se me vjen turp, sa turp. Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget.

Ju falemnderit!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori