LAJMI I FUNDIT:

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Në vitin 2022, familjet evropiane kanë kursyer 1/8 e të ardhurave të tyre, sipas të dhënave të fundit. Megjithatë, në cilin vend njerëzit kursejnë më shumë?

Të kursesh apo të mos kursesh, kjo është çështja. Vitin e kaluar, evropianët zgjodhën të kursenin 1/8 e të ardhurave të tyre, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, zyra statistikore e BE-së.

Në vitin 2022, familjet në BE kursyen mesatarisht 12.7% të të ardhurave të tyre të disponueshme, ndërsa norma për eurozonën ishte më e lartë, në 13.7%, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Mbi 15,000 restorante në Gjermani janë në rrezik falimentimi - mediat tregojnë problemet me të cilat po ballafaqohet kjo industri
Lexo po ashtu Mbi 15,000 restorante në Gjermani janë në rrezik falimentimi - mediat tregojnë problemet me të cilat po ballafaqohet kjo industri

Të ardhurat e disponueshme të familjeve janë ato që familjet kanë në dispozicion për të shpenzuar dhe kursyer pas taksave dhe pagesave të tjera, siç përcaktohet nga Eurostat.

“Nëse familjet fitojnë 100 euro, ata shpenzojnë 78.30 euro dhe mbeten me 12.70 euro për të kursyer”, shpjegoi kryeekonomisti në Astères, Sylvain Bersinger.

“Është një shifër normale. Shumica e vendeve në BE kanë një normë kursimi familjar midis 10% dhe 15%”, shtoi ai.

Po kjo është një shifër shumë më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, ku banorët kursyen vetëm 3.4% të të ardhurave të tyre në shtator 2023, sipas Statista.

Gjermania është kampione e Evropës

Në BE, Gjermania arriti në vendin e parë me normën më të lartë të kursimeve bruto (19.91), Holanda në vendin e dytë (19.44) dhe Luksemburgu në të tretin (18.14).

Në anën tjetër, dy vende janë “në të kuqen”, me norma negative kursimi: ata shpenzojnë më shumë se sa fitojnë.

Ajo që ata fitojnë nuk mjafton për të financuar konsumin e tyre, kështu që ata marrin hua ose përdorin kursimet që kanë grumbulluar në të kaluarën. Këto dy vende janë Polonia dhe Greqia.

Megjithatë, familjet evropiane nuk mund të përmblidhen në një profil. Ekzistojnë dallime të mëdha në sjelljet e kursimit në Evropë, “aq sa në familje”, shpjegoi Luigi Guiso, studiues në Qendrën për Kërkime Ekonomike dhe Politike (CEPR).

Ku në Evropë mund të fitoni më shumë para për të njëjtën punë?
Lexo po ashtu Ku në Evropë mund të fitoni më shumë para për të njëjtën punë?

Sipas tij, “ka disa që i shpenzojnë të gjitha dhe nga ata që kursejnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre, por është e vështirë të kuptohet pse”.

Pasuria është sigurisht një faktor për të llogaritur pabarazitë sistematike në normat e kursimit të familjeve.

“Ne shohim se vendet me nivele më të ulëta të të ardhurave po luftojnë për të përmbushur nevojat e tyre dhe për këtë arsye janë në gjendje të kursejnë shumë pak”, vë në dukje kryeekonomisti në Astères, Bersinger.

12 anëtarë të BE-së regjistruan norma kursimi nën 10.0% në 2022, ndër të cilët Polonia dhe Greqia kishin norma negative, respektivisht -0.8% dhe -4.0%.

Është gjithashtu rasti i Greqisë, e cila ka përjetuar vështirësi të mëdha ekonomike dhe ka vendosur një sërë masash shtrënguese, duke ulur të ardhurat e disponueshme të familjeve.

“Norma negative e kursimeve tregon se grekët nuk kanë dalë ende nga kriza. Nga ana tjetër, vendet me më shumë kursime priren të jenë më të pasura”, theksoi Bersinger.

Ndërkohë disa ekspertë vënë në dukje dallimet kulturore në zakonet e kursimit.

Gjermanët kanë kursyer vazhdimisht më shumë se 8% të të ardhurave të tyre të disponueshme gjatë dy dekadave të fundit, sipas të dhënave të OECD.

Megjithatë, Luigi Guiso gjen kufizime për këtë shpjegim.

“Dallimet midis Gjermanisë dhe Greqisë nuk ekzistojnë sepse grekëve u pëlqen të shpenzojnë gjithçka dhe gjermanëve jo. Normat gjermane të kursimeve kanë qenë të ulëta 20 vjet më parë”.

Sipas shkrimit të Euronews, përcjell Telegrafi, shkalla e kursimit të një vendi ndikohet nga shumë variabla ekonomike, siç është struktura demografike e vendit.

“Të rinjtë priren të kursejnë më shumë sesa pensionistët që kanë një fluks më të ulët të ardhurash”, shpjegoi Guiso.

Një rikthim në nivelet para pandemisë

Evropianët kursyen më pak në 2022 sesa në 2021 (16.4%), zbuloi gjithashtu Eurostat, duke lejuar që konsumi familjar të zgjerohet më tej me kthimin e normës së familjeve në nivelet e saj para pandemisë.

“Kjo pasqyron një dëshirë për t’u rikthyer në jetën normale, para-COVID”, komentoi Helene Baudchon, ekonomiste në BNP Paribas.

“Gjatë pandemisë, konsumi familjar i evropianëve u pezullua ndërsa të ardhurat e tyre ruheshin gjerësisht. Kjo shkaktoi një kërcim anormal në normën e kursimit në të gjithë BE”, analizoi Baudchon.

Këto janë punët në infrastrukturë “që do të lulëzojnë” në vitet e ardhshme në SHBA
Lexo po ashtu Këto janë punët në infrastrukturë “që do të lulëzojnë” në vitet e ardhshme në SHBA

Ndërkohë, viti 2022 shënoi një fazë rimëkëmbjeje ekonomike, gjë që shpjegon normën më të ulët të kursimit në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë, “goditjet” e njëpasnjëshme pas pandemisë, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe rritjen e kostove të jetesës, kanë ndërprerë gjithashtu sjelljen e kursimeve të familjeve.

Një faktor tjetër që motivon evropianët të kursejnë në vend që të shpenzojnë është rritja e normave të interesit.

Kështu, vlerësohet se “sot, kredia është më e shtrenjtë dhe kursimet janë më të shpërblyera: ekziston një nxitje e vërtetë financiare për të mbajtur paratë tuaja në bankë”.

A do të përmirësohet norma e kursimeve?

Ekspertët parashikojnë pak ndryshim në normat e kursimeve të familjeve vitin e ardhshëm.

“Ne po parashikojmë një histori pak më pozitive vitin e ardhshëm. Ndërsa inflacioni po bie dhe nëse efektet e goditjeve ekonomike zhduken, familjet ka të ngjarë të jenë më pak të shqetësuara për të ardhmen dhe të kursejnë më pak”, parashikon Baudchon.

Pagat mesatare në Evropë – këto janë vendet ku paguhen më së shumti punonjësit
Lexo po ashtu Pagat mesatare në Evropë – këto janë vendet ku paguhen më së shumti punonjësit

Norma e kursimit të familjeve ose do të mbetet e njëjtë ose do të bjerë.

“Por parashikimi do të thotë se ka një mundësi për gabim, kështu që le të flasim pas një viti për të parë nëse kishim të drejtë”, shtoi ajo. /Telegrafi/