LAJMI I FUNDIT:

Këto janë punët në infrastrukturë “që do të lulëzojnë” në vitet e ardhshme në SHBA

Këto janë punët në infrastrukturë “që do të lulëzojnë” në vitet e ardhshme në SHBA

SHBA-ja ka nevojë urgjente për më shumë strehim dhe infrastrukturë si rrugë dhe ura.

“Ne kemi nevojë për njerëz që ndërtojnë shtëpi”, ka thënë Hannah Jones, analiste ekonomike, e cila përshkruan nevojën e vendit për fuqi punëtore.


Mediat raportojnë se pas këtij mendimi qëndron edhe presidenti amerikan Joe Biden, përcjell Telegrafi.

Andaj një ligj bipartizan i Infrastrukturës nënkupton mundësi punësimi, duke përfshirë investimet në riparimin e infrastrukturës, si për ura, dhe investime në transportin publik dhe karikimin e automjeteve elektrike.

Ndryshe, investimet afatgjata në infrastrukturë kanë potencialin për të rigjallëruar, të paktën përkohësisht ekonominë, duke krijuar vende pune për saldues, elektricistë, teknikë, shofer kamionësh e profesione të tjera, gjë që e cila theksohet edhe në raportin e publikuar nga Qendra Universitare Georgetown për Arsimin dhe Fuqinë Punëtore.

Kështu, deri në vitin 2032 parashikohet të ketë rritje të numrit të punëtorëve të ndërtimit, punë kjo e cila nuk ka nevojë për përvojë.

Kjo për faktin se zakonisht kërkon vetëm trajnime afatshkurtra, për dallim, për shembull, prej elektricistëve.

Ed Brady, CEO i Institutit të Ndërtuesve të Shtëpive, vuri në dukje se mund të ndodhë përmirësimi i fuqisë punëtore, por jo “brenda nate”, duke lënë të nënkuptohet se nevojitet punë dhe informim i popullatës rreth këtyre profesioneve.

Por pavarësisht këtyre parashikimeve për projekte infrastrukturore, mund të jetë e vështirë për të gjetur punëtorë ose mbajtur punëtorë për këto profesione.

Dhe arsyet kryesore janë mungesa e informacionit dhe programeve të mentorimit, të cilat do të ndihmonin në riformulimin e mendimeve të njerëzve për profesione të ndryshme. /Telegrafi/