LAJMI I FUNDIT:

Në ditën kur Serbia kidnapon policët e Kosovës, Vuçiq takohet me ambasadorin rus në Beograd

Në ditën kur Serbia kidnapon policët e Kosovës, Vuçiq takohet me ambasadorin rus në Beograd

Në ditën kur forcat serbe në mënyrë ilegale kanë kidnapuar tre zyrtarë të Policisë së Kosovës në brendi të territorit në veri të vendit, Aleksandar Vuciq ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Sipas raportimeve, Vuciq këtë takim e ka zhvilluar brenda Ambasadës së Federatës së Rusisë në Beograd.


Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq si dhe ambasadorja e Kinës në Serbi, Chen Bo.

Sot, tre zyrtarë policorë kufitar janë kidnapuar në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Kosovës.

Reagon Sveçla pas kidnapimit të tre policëve në veri: Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre zyrtarë policorë
Lexo po ashtu Reagon Sveçla pas kidnapimit të tre policëve në veri: Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre zyrtarë policorë

Policia ka njoftuar se ata dyshohet që janë kidnapuar nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori