LAJMI I FUNDIT:

Në disa shkolla të Pejës mësimdhënësit shkuan në shkollë për zëvendësimin e mësimit, por munguan nxënësit (Video)

Në disa shkolla të Pejës mësimdhënësit shkuan në shkollë për zëvendësimin e mësimit, por munguan nxënësit (Video)

Pavarësisht këmbënguljes së SBASHK-ut se nuk do të ketë kompensim të orëve të humbura gjatë grevës as gjatë pushimit pranveror, disa shkolla nuk po respektojnë këtë vendim.

Mosmarrëveshja në mes të SBASHK-ut  dhe MASHT-it ka krijuar një situatë konfuze edhe në Komunën e Pejës. Derisa mësimdhënësit e disa shkollave janë shprehur të gatshëm për mbajtjen mësimit, janë nxënësit ata që kanë munguar.


Drejtori i Gjimnazit Bedri Pejani, Musa Nikçi, ka fajësuar Këshillin e Prindërve për mos koordinimin e kompensimit të orëve.

“Pas vendimit të ministrit për kompensimin e orëve mësimore të humbura, ne pesë ditët e para i kemi kompensuar. Sot mësimdhënësit janë paraqitur në vendin e punës, por një numër i konsideruar i nxënësve nuk janë paraqitur në mësim dhe faji është te ta”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Musa Nikçi.

Sipas tij  kjo është humbje për nxënësit dhe se ata kanë vendosur që orët të kompensohen.

“Rrahmani na ka dëmtuar në pozitën shoqërore. Sot mësimdhënësit janë të diskredituar edhe me Ligjin e pagave që na ka ndodhur pikërisht me këtë kryetar të SBASHK-ut, prandaj kemi vendosur të mos përfillim idetë e tij”, tha Nikçi, përcjell Telegrafi.

Kryetar i sindikatës së Gjimnazit, Haxhi Bajraj, tha se ata po përfillin vendimin e SBASHK-ut dhe nuk do të mbahen orët e humbura as gjatë pushimit pranverorë.

“Ne e kemi pasur një vendim të veçantë, meqenëse nuk kemi qenë të kënaqur as me vendimin e SBASHK-ut, kështu që në koordinim me anëtarësinë e sindikatës kemi menduar që ditët e humbura të zëvendësohen. Faktikisht ne kemi zëvendësuar pesë ditë të humbura gjatë të shtunave, dhe kemi paraparë që edhe në pushimin pranveror t’i zëvendësojmë orët e humbura, mirëpo nxënësit nuk na ka ardhur dhe fajtorë janë vet prindërit. Prandaj, ne sot kemi vendosur që të ndërpresim mësimin dhe të shkojmë në pushim pranverorë”, deklaroi Bajraj.

SBASHK ka paralajmëruar se do të marrin veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione për kompensimin e orëve të humbura./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori