LAJMI I FUNDIT:

Në Delhi të Indisë mbyllen shkollat dhe fakultet, shkak ajri tejet i ndotur  

Në Delhi të Indisë mbyllen shkollat dhe fakultet, shkak ajri tejet i ndotur  

Autoritetet në Delhi të Indisë, kanë mbyllur të gjitha shkollat dhe fakultetet për shkak të ajrit të ndotur.

Shkollat e fakultetet janë mbyllur deri në vendimin e ardhshëm, e punët në ndërtimtari gjithashtu janë ndaluar me përjashtim të projekteve të caktuara, që do të çlironin trafikun nëpër rrugët e Indisë.


Vetëm 5 nga 11 centralet me qymyr në qytet kanë leje për të operuar. Smogu toksik ka qenë i pranishëm në Delhi që nga festivali Diwali, transmeton Telegrafi.

Niveli i grimcave të imëta PM2,5 që mund të bllokojnë mushkëritë në Delhi, është shumë më i lartë ka bërë të ditur Organizata Botërore të Shëndetësisë.

Në disa pjesë të qytetit është regjistruar rekord i ndotjes së ajrit. E shkaku i ndotjes është një kombinim i emetimeve të gazrave të automjeteve, pluhuri dhe kushtet klimatike, ku të gjitha këto e bëjnë Delhin qytetin më të ndotur.

Ajri është në veçanti toksik gjatë dimrit kur fermerët në shtetet përreth djegin arat – e fishekzjarrët gjatë festivalit Diwali e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën.

Erërat që fryjnë me shpejtësi të madhe kanë luajtur rol të madh në mbajtjen e grimcave toksike në atmosferë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori