Reshjet e borës që ranë gjatë ditëve të kaluara, shkaktuan vështirësi në qarkullim duke bërë kështu që shumë rrugë në disa komuna të jenë të pakalueshme.

Ani pse gjatë ditës së sotme reshjet e borës kanë ndaluar, në komunën e Deçanit kompania "Lika" e cila është kontraktuar nga komuna për mirëmbajtjen e  rrugëve, ka vazhduar me pastrimin e tyre.


Kjo kompani përpos rrugës kryesore ka pastruar edhe trotuaret duke ua bërë më të lehtë qarkullimin edhe këmbësorëve.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka thënë se të gjitha rrugët në këtë komunë janë të kalueshme.

" Pas punës intensive të Kompanisë "Lika", rrugët e të gjitha fshatrave të komunës së Deçanit tani më janë pastruar dhe janë të kalueshme! Gjithmonë do të jemi në shërbimin tuaj qytetarë të dashur!", ka shkruar Ramosaj në Facebook. /Telegrafi/

49707149 1954571581319111 2156594463340756992 n e1547241158345

49803119 1504300103037259 280629392139354112 n

49831912 222862012000727 4248680154278133760 n e1547241187773

49864262 777524902622866 8805922888088551424 n