Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Të martën, ndërsa ShBA-ja po votonte, dëgjova një biznesmen të suksesshëm amerikan që sugjeronte – gjatë një darke – se zgjedhjet mund të përkufizoheshin si një zgjedhje midis prioritetit të “kapitalizmit” apo prioritetit të “demokracisë”.
Gjatë fushatës, demokratët shpesh e kritikuan Donald Trumpin për sulmet e perceptuara të tij ndaj demokracisë, ndërsa Trumpi sulmoi Kamala Harrisin për qëndrimin e saj gjoja pro-qeveritare dhe anti-kapitaliste. Prej këtej dolën dhe ato memet “Shoqja Kamala”.
Dhe, ndërsa të dy kandidatët i hodhën poshtë fuqishëm këto karikatura, duket se përplasjet kanë mbetur në mendjet e shumë liderëve të biznesit dhe investitorëve. Mjafton të shikojmë rritjen e menjëhershme të çmimeve të aksioneve, pas rezultateve të zgjedhjeve, pasi investitorët arritën në përfundimin se Trumpi do të jetë pro rritjes dhe pro biznesit.
Aura kapitaliste duket veçanërisht e fortë, duke marrë parasysh se Elon Musku, sipërmarrësi dhe bashkëthemeluesi i Tesla-s, pritet të ketë ndikim në administratën e ardhshme, së bashku me menaxherët e fondeve të investimeve si Scott Bessent, një kandidat kryesor ky për të qenë sekretari i ardhshëm i Thesarit.
Por, ndërsa Trumpi do të zgjedhë ekipin e tij në javët në vijim, pyetja kryesore është se cilin variant të “kapitalizmit” do të mbështesë presidenti i 47-të. Përgjigjja nuk është e thjeshtë.
Po ashtu nga Gillian Tett:
– Mësime për investitorët, nga historia e financave të luftës
– Cisternat e naftës ruse duhet të jenë objektivi kryesor i sanksioneve të Perëndimit
– Parashikimet për botën në vitin 2024
– A duhet të ndalohen kompozitorët rusë?
Kur republikanët përdorin këtë koncept, ata shpesh i referohen Adam Smithit, intelektualit skocez të shekullit XVIII që krijoi idetë e tregut të lirë. Kur vizitova nënpresidentin e dikurshëm Mike Pence, gjatë administratës së parë të Trumpit, librat e vetëm në zyrën e tij ishin Bibla, libri i shefit të tij Arti i Marrëveshjes [The Art of the Deal] dhe librat e Jack Kempit – të lojtarit të ragbit që u bë kongresmen dhe që adhuronte Smithin.
Sot, Trumpi vazhdon të përkrahë disa nga konceptet që gjenden në klasikun e vitit 1776 të Smithit, Pasuria e kombeve [Wealth of Nations]. Ai qartazi beson në fuqinë e stimujve për maksimizimin e fitimit – ose lakmisë – për të nxitur rritjen, duke e përkrahur konceptin e Smithit për “dorën e padukshme”. Po si Smithi, ai ka përçmim për ndërhyrjen e tepërt të qeverisë dhe për taksat e larta (megjithëse, fatkeqësisht, ai refuzon qëndrimin e Smithit për tregtinë e lirë).
Dhe, ka edhe një aspekt tjetër, shpesh të anashkaluar: vlerësimi për kompanitë familjare. Kur Smithi zhvilloi idetë e tij për tregjet, të vetmet ndërmarrje që kishte përreth ishin ato familjare (me përjashtim të dukshëm të Kompanisë së Indisë Lindore, me aksione të përbashkëta, të cilën Smithi e kritikoi).
Sot, megjithatë, diskursi rreth kapitalizmit dominohet nga kompanitë e listuara dhe tregjet publike. Por, ironikisht, një kompani si Organizata Trump [Trump Organization] do të ishte dukur më familjare për Smithin sesa korporatat tona të listuara moderne gjigante.
Por, çështja kryesore që investitorët duhet të kenë parasysh tani është se ku qëndron Trumpi në lidhje me gjysmën tjetër të vizionit të Smithit për tregun e lirë, që përfshihet në librin Teoria e ndjenjave morale [The Theory of Moral Sentiments]. Smithi e shihte këtë libër si veprën e tij më të rëndësishme, pasi besonte se çelësi për ndërtimin e tregjeve dhe tregtisë dinamike është krijimi i një sistemi të bazuar në vlera morale të përbashkëta dhe besim. Kjo kërkon transparencë, lojë të ndershme dhe të drejta të qëndrueshme pronësore, pasi “nëse [drejtësia] hiqet, struktura e madhe, e pamasë e shoqërisë njerëzore … në një çast duhet të shpërbëhet në atome”. Me fjalë të tjera, ai i shihte monopolet korporative dhe abuzimet tekanjoze të pushtetit si diçka anti-kapitaliste.
A do ta përkrahë Trumpi edhe këtë pikëpamje? Ka arsye për shqetësim. Musku e paraqet veten si kapitalist kryesor, por gjithashtu ka kaluar karrierën e tij duke u përplasur me rregullat dhe duket i patrazuar nga brengat për përqendrimet e pushtetit. Trumpi ka përballuar disa padi dhe shpesh ka treguar respekt të pakët për kontratat ligjore.
Ndërkohë, figura të tilla si Robert Lighthizer, ish-përfaqësuesi tregtar i Trumpit për ShBA-në, shpeshherë kanë kërcënuar të rrëzojnë marrëveshjet tregtare. Bessenti thotë se kjo retorikë është veçse një manovër negociuese, e menduar për të “eskaluar për të de-eskaluar” – me fjalë të tjera, për të frikësuar kundërshtarët deri në dorëzim. Por, besoj se një tipar përcaktues i qasjes së Trumpit është se ai ka tendencë të përqafojë një vizion të situatës në vend të një vizioni universal të ligjit. Me fjalë të tjera, një vizion që formohet dhe aplikohet në kontekstin e pushtetit, jo gjithmonë në mënyrë uniforme. Kjo është në kundërshtim me idealet që kanë formësuar pjesën më të madhe të rendit perëndimor të pasluftës. Gjithashtu, kjo është në kundërshtim me mantrën e tregjeve moderne të kapitalit, të cilat supozohet se themelohen mbi ligje të qëndrueshme dhe të parashikueshme.
Disa mbështetës të Trumpit nuk pajtohen me mua dhe theksojnë se tregjet e kapitalit lulëzuan gjatë presidencës së parë të Trumpit. Ata këmbëngulin gjithashtu se demokratët, jo republikanët, janë ata që kanë përdorur ligjin si armë për ndjekje penale – të motivuara politikisht – ndaj Trumpit (të cilat tani mund të pezullohen).
Sidoqoftë, Bessenti dhe të tjerët e dinë se çfarë duhet për të ruajtur besimin e tregjeve të kapitalit, duke qenë se kanë vite të tëra që kanë jetuar me to, dhe duken të përcaktuar për të shmangur gjithçka që mund të shkaktojë ndonjë krizë financiare. Në të vërtetë, frika nga rënia e çmimit të vlerës mund të ndihmojë në përmbajtjen e Trumpit dhe ta dekurajojë atë nga ndjekja e ideve më radikale.
Megjithatë, ndërsa tregjet e aksioneve rriten nga entuziazmi për zgjedhjen e një kandidati që supozohet se është pro biznesit, “kapitalist”, investitorët duhet të kujtojnë dy aspektet e Smithit. Konkurrenca pa kufizime mund të nxisë rritjen – madje edhe kapitalizmi i miqësive mund të shkaktojë një shpërthim energjie. Por, “ndjenjat morale” – besimi dhe sundimi i ligjit – janë thelbësore për prosperitetin afatgjatë. Le të lutemi që administrata e ardhshme do ta kujtojë këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
Keira Knightley deshi ta braktiste aktrimin pas diagnostikimit me PTSD
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
Osmani takon Elon Musk në Paris
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic