Fshati Belle ngjallet sot si feniks nga hiri i tij për të dëshmuar edhe një herë për bukuritë e panumërta dhe historinë e lashtë të vendit tonë.

1 208


Pas një pune të gjatë dhe përkushtim në çdo detaj u hap resorti më i ri në fshatin Belle të Deçanit. Resorti përveç restaurantit ofron edhe akomodim me pamje mahnitëse kah bjeshkët e Deçanit. Shumë shpejt pjesë e këtij resorti do te jenë edhe parku i aventurave si dhe rekracione tjera për vizitorët.

Për çdo gatim që ofrohet në restaurantin e Belle Resort duke filluar nga gatimet tradicionale, ne kujdesemi që të ofrojmë vetëm më të mirën e natyrës nga ferma dhe serat që janë pjesë e përditshme e punës sonë e gjithashtu pjesë e këtij resorti.

2 60

Resorti me shërbim bashkohor e dizajn autokton është një gërshetim që mund ta gjeni më së bukuri në Belle Resort.

3 49

4 39

E si mund të arrini në Belle Resort?

Pak kilometra pas manastirit të Deçanit dhe pranë jush gjeni Belle Resort, vend i cili mjafton një vizitë dhe ju nuk do mendoheni dy here se ku të kaloni fundjavat e juaja ose ku të pushoni në një ajër te pastërt.

Për më shumë informata:Tel: 046 500 900 (mund të na kontaktoni edhe në Viber apo Whatsapp) Facebook: Belle ResortInstagram: belleresortE-mail: info@belle-resort.com