LAJMI I FUNDIT:

Në Belgjikë fillon prodhimi i Audi Q8 e-tron i ri

Në Belgjikë fillon prodhimi i Audi Q8 e-tron i ri

Njësitë e para të Audi Q8 e-tron plotësisht të përditësuar kanë filluar të dalin nga linja e prodhimit në Bruksel të Belgjikës.

Fabrika ka prodhuar tashmë 160,000 vetura elektrike Audi që nga fillimi i prodhimit në vitin 2018.


Fabrika në fjalë është unike, pasi që është fabrika e vetme karbon neutral e Audi, dhe në fakt ka qenë e tillë që nga viti 2018.

Fabrika është pioniere e strategjisë “360factory” e “qëndrueshmërisë në veprim” nëpërmjet investimeve ekonomike, ekologjike dhe sociale.

Të gjitha fabrikat e ardhshme të Audi do të ndërtohen mbi përvojat e mësuara në Bruksel.

Audi Q8 e-tron është vetura e parë plotësisht neutral ndaj karbonit e certifikuar nga kompania.

Nga viti 2025 kompania dëshiron që të gjitha makinat e saj të ndjekin udhën e Q8 e-tron dhe falë programit mjedisor Mission:Zero të gjitha fabrikat e saj duhet të jenë neutrale ndaj karbonit, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

The new Audi Q8 e-tron goes into production in Belgium

Që nga viti 2012, fabrika Agoria ka qenë duke operuar me energji të “gjelbër”, ka të instaluar panelin më të madh solar në rajon me 107 mijë metra katrorë të “qelizave fotovoltaike”.

Ky konfigurim gjeneron rreth 9,000MWh elektricitet, shifër e mjaftueshme për të karikuar plotësisht 90,000 vetura Audi Q8.

Furnizuesit e baterive të Audi përdorin vetëm energji të ripërtrishme gjatë prodhimit, dhe në fakt edhe motorët elektrikë të prodhuar në Hungari, në Bruksel transportohen duke përdorur atë të cilën kompania i referohet si transporti hekurudhor i “mallrave të gjelbër”.

Vetëm ky transport me sa duket kursen 2600 ton emetime të CO2 çdo vit.

Audi Q8 e-tron tërësisht i ri ka një paketë baterie më të madhe tani me kapacitet prej 89kWh dhe 106kWh. Bateritë e përditësuara jo vetëm që zgjasin më shumë, por edhe karikohen edhe më shpejt me kohën e karikimit të reduktuar nga 50 minuta në pak më shumë se gjysmë ore falë mbështetjes së karikimit DC me kapacitet prej 170kW. /Telegrafi/