Numri final i garuesve kosovarë për pjesëmarrje në evenimentin e parë në histori, që mbahet në Azerbajxhan, pritet të dihet gjatë mbledhjes së Asamblesë së Komitetit Olimpik të Evropës, që pritet të mbahet në Antalia të Turqisë, më 14-15-16 maj, por tashmë dihet afërsisht se sa sportistë të vendit tonë do të jenë atje.

“Momentalisht janë 15 sportistë që e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Baku. Mirëpo, numri i tyre pritet të rritet në 23, në mbledhjen e Komitetit Olimpik të Evropës”, deklaroi për “Zërin” presidenti Hasani, i cili pritet të jetë prezent në Turqi.


Kosova pritet të përfaqësohet në “Baku 2015” me rreth 10 sporte dhe synon së paku një medalje.

telegrafi sport app