LAJMI I FUNDIT:

Në arrest shtëpie për korrupsion, avokatët kërkojnë që Berisha të marrë pjesë në punimet e Kuvendit

Në arrest shtëpie për korrupsion, avokatët kërkojnë që Berisha të marrë pjesë në punimet e Kuvendit

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.


Kërkesë është bërë të hënë, 15 janar, ndërsa mbetet në vendimarrjen e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën.

Berisha: Rama armiku më i madh i Kosovës, Çubrilloviçi nga varri do ta kishte lakmi
Lexo po ashtu Berisha: Rama armiku më i madh i Kosovës, Çubrilloviçi nga varri do ta kishte lakmi

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme GJKKO caktoi më 30 dhjetor 2023, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikëqyrje policore, ndaj ish-kryeministrit.

Sipas njoftimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, si dhe nuk duhet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. /Telegrafi/