Ashtu sikurse tashmë është kthyer në një rutinë, edhe këtë të diel dhjetëra qytetarët janë mbledhur poshtë ballkonit të Sali Berishës për ta mbështetur në përballjen e tij me drejtësinë.
Në fjalën e tij, teksa valëviste flamurin e Partisë Demokratike, Berisha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Kjo jo për zhvillimet në Shqipëri, por në Kosovë.
Sipas Berishës, Rama është armiku më i madh i Kosovës madje duke e krahasuar atë me Vaso Çubrilloviqi, i cili ishte një nga studiuesit jugosllav që kanë kryer studime për zhdukjen e shqiptarëve.
“Rikujtoni pak pa bërë betimin fluturoi në Kosovë, e pritën si kryeministrin e Shqipërisë në parlament. Hyri si bandit, boshatisi parlamentin sepse fyeu historinë e Kosovës, arkitektin e pavarësisë së saj, të pavdekshmin Ibrahim Rugova. Miqtë e mi! Beteja e tij kundër popullit të Kosovës, është beteja më e egër e zhvilluar ndonjëherë, pas asaj të Aleksandar Vuçiq.
Sot ish-udhëheqësit politikë të Kosovës janë në Hagë. Ua them ju, ua them shqiptarëve se hjekësi i tyre është Edi Rama. Edi Rama me Xhorxh Sorosin, nisën projektet për copëtimin, ndarjen e Kosovës për llogari të Vuçiq.
Edi Rama pasi dështoi me turp, u bë si argat i Vuçiqit promotori kryesor i Ballkanit të Hapur. Shqiptarë dhe shqiptar, cilido që e ndjen vetën të tillë nuk mund të pranojë Edi Ramën kryeministër. Mos harroni se për shkak të Vuçiqit dhe Sergei Lavrov, Edi Rama e shndërroi Tiranën në megafonin e Beogradit kundër Kosovë. Shndërroi Tiranën në megafonin e Kremlinit kundër Kosovës.
Pasi dështoi dhe me Ballkanin e Hapur, u vërsul si i tërbuar, vendosi sanksione në emër të Beogradit, i pari kundër Kosovës. Loboi si armik i egër i saj, kundër lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Komplotoi për Banjskën dhe akte të tjera. Çdo shqiptar të pyesë veten sonte, çfarë lidhje ka ky me qenie tonë, ç’lidhje ka ky me identitetin tonë si shqiptar, me interesin tonë kombëtar. Është koha për të dëgjuar këta burra e gra të cilët mblidhen çdo natë për një apel, kushtrim për secilin shqiptar kudo që ndodhet.
Nëse ndaj Kosovës Edi Rama u dëshmua një Enver i dytë që e shiti atë, një Pashiç në Tiranë, si u dëshmua ai ndaj shqiptarëve në Shqipëri.
Çubrilloviçi nga varri do ta kishte lakmi veprën e zezë të tij ndaj shqiptarëve në Shqipëri. Unë nuk di ndonjë rast, ndonjë luftë, ndonjë tragjedi natyrore që të ketë larguar nga vendi në 8 vite mbi 33% të një populli të një vendi.
Lufta e Dytë botërore më shkatërrimtare se në çdo vend tjetër ishte në Poloni. Polonia humbi 20% të popullit shqiptar. Shqipëria në 8 vitet e Edi Ramës humbën 33% dhe mban sekret prej kaq muajsh rezultatin e regjistrimit të popullatës. Nuk e nxjerr se ajo është akuza më e rëndë e gjenocidit që kjo mostër kreu ndaj kombit të tij. Ndaj dhe kjo tribunë, ky parlament i guximit njerëzor, i dinjitetit njerëzor, atdhetarisë dhe interesit kombëtar fton çdo shqiptar të bashkohet në këtë betejë”, tha Berisha./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dyshohen për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport, Prokuroria ngrit propozim-akuzë kundër 12 personave
Hasani: Shqipëria gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare
Punonjësit e FSSH në Tetovë paralajmërojnë protesta nga 15 maji, nga 1 qershori grevë e përgjithshme
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri