LAJMI I FUNDIT:

Në aplikacionin Apple Maps, Krimea pjesë e Rusisë

Në aplikacionin Apple Maps, Krimea pjesë e Rusisë

Apple ka vendosur t’i përmbahet kërkesave të Rusisë, për të treguar Krimenë e aneksuar si pjesë të territorit rus në aplikacionet e saj.

Forcat ruse aneksuan Krimenë nga Ukraina në mars të viti 2014, një veprim i dënuar ndërkombëtarisht.


Rajoni i banuar me shumicë ruse, tashmë tregohet si pjesë e territorit rus në Apple Maps.

Por aplikacionet nuk e tregojnë si të tillë nga çdo vend tjetër i botës. Dhoma e ulët e Parlamentit rus, tha se Krimea dhe Sevastopoli tashmë janë pjesë e territorit Rus në pajisjet e Apple.

Në Google Maps Krimea nuk shfaqet as si pjesë e Rusisë e as Ukrainës. Shumica e komunitetit ndërkombëtar nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia përfshirë BE dhe SHBA. /PCWorld Albanian