LAJMI I FUNDIT:

Në 21-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës, Abdixhiku: Ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes politike të viteve 90-ta

Në 21-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës, Abdixhiku: Ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes politike të viteve 90-ta

Në 21 vjetorin e vrasjes së atdhetarit e veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Mustafa ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes politike të viteve 90-ta.

Abdixhiku theksoi Xhemail Mustafa, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës.


“Xhemail Mustafa është një nga figurat kryesore të lëvizjes politike të viteve 90’,  personalitetet i afërt dhe mik i ngushtë me Presidentin Rugova, ai ishte prijatar i shumë proceseve në kohët më të vështira për Kosovën. Opusi i tij jetësor e krijues shtrihet në shumë dimensione.

Si shkrimtar, atdhetar e publicist, ai bashkë me intelektualët e kohës themeluan LDK-në, me të vetmin qëllim: lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Xhemail Mustafa, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Ai për asnjë çast nuk e ndaloj aktivitetin e tij për të mirën e përbashkët, idealin dhe sakrificën sublime për vendin”, tha Abdixhiku.

Sipas kryetarit të LDK-së, në kohën kur ideali i lirisë ishte arritur, Xhemail Mustafës iu ndal rruga në gjysmë – në hyrje të banesës së tij, ai u vra gjakftohtësisht më 23 nëntor të vitit 2000.

“Vrasja e tij ishte një goditje e madhe jo vetëm për LDK-në por edhe për Kosovën.

Sot, edhe pas 21 vitesh, vrasja e tij mbetet e pazbuluar, për familjen, LDK-në dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, ndaj dhe dhimbja bëhet edhe më e madhe çdoherë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës!”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori