LAJMI I FUNDIT:

Presidenti u drejtohet ushtarëve: Bazamenti i Ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri

Presidenti u drejtohet ushtarëve: Bazamenti i Ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, i është drejtuar ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Thaçi ka thënë se për të është nder të jetë në mesin e ushtarëve të Kosovës, në 12-vjetorin e pavarësisë, transmeton Telegrafi.


“Sot kur Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë është nder dhe privilegj të jem në mesin tuaj. Në këtë ditë të madhe historike dhe të bekuar. Për të ardhur në këtë ditë që Kosova të ketë ushtrinë e vet, u deshtë shumë mund e luftë, durim dhe përpjekje sistematike. Vullnet e unitet i brendshëm politik e qytetarëve, partneritet me miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me SHBA-në. Një nga të arriturat menjëherë pas luftës ishte procesi i transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtës të Kosovës. Kjo forcë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë u shndërrua në Forcë të Sigurisë së Kosovës, dhe brenda 10 vitesh, FSK u transformua në Ushtri të Kosovës. Pra, Ushtria e Kosovës u rrit së bashku me vitet e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të saj”, është shprehur Thaçi.

Thaçi në fjalimin e tij ka thënë se bazementi i Ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri.

“Ushtarë të nderuar, bazamenti i Ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri, janë heronjtë tanë, dëshmorët e lirisë, invalidët e luftës, veteranët e luftës, kontributi i diasporës, është sakrifica e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka pohuar ai,

Presidenti Thaçi, i ka porositur ushtarët e Kosovës, që ta bartin me nder uniformën, duke shtuar se Kosova së shpejti do të jetë pjesë e NATO-s.

Ai po ashtu ka thënë se për të është nder që dikur ka qenë ushtar i UÇK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori