LAJMI I FUNDIT:

Në 12-vjetorin e Pavarësisë, Obiliqi e përkujton heroin Xhavit Haziri

Në 12-vjetorin e Pavarësisë, Obiliqi e përkujton heroin Xhavit Haziri

Në shtëpinë e Kulturës në Obiliq, sot u mbajt shfaqje teatrale poetike “Gjigandi i Lirisë”, kushtuar heroit Xhavit Haziri.

Shfaqja “Gjigandi i Lirisë” paraqiste edhe kërkesën e shqiptarëve për liri e pavarësisë në kohën e ish-Jugosllavisë.


Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se veprat e heronjve janë udhërrëfyes për gjeneratat sotme. Në shtëpinë e kulturës në Obiliq që mban emrin e tij, u përkujtua sot heroi Xhavit Haziri përmes artit.

Gashi tha se epoka e lavdishme e Xhavit Hazirit dhe heronjve i mban përgjegjës që të punojnë sot.

“Sot përmes këngës, artit e kulturës heronjtë tanë mbajnë pavdekësinë, veprën dhe sakrificat e tyre janë udhërrëfyes për të nderuar të tashmen dhe të ardhmen e familjeve tona. Falënderoj teatrin për angazhimin, për shënimin e 12 vjetorin të pavarësisë, me performanca teatrale për gjigandin tonë të lirisë, heroin Xhavit Haziri. Në prag të 12 vjetorit më lejoni të u uroj rrugëtimin tonë të gjatë për pavarësi, rrugëtimin e Xhavitit me shokë, që në moshë të hershme u organizua ilegalisht, duke qenë udhëheqës i strukturës dalluese të këtyre organizatave. Epoka e tyre e lavdishme na bënë përgjegjës që të punojmë, ta jetësojmë amanetin e tyre dhe ta forcojmë dashurinë për Kosovën”, tha Gashi.

Ndërsa Ejup Thaçi, bashkëveprimtar i heroit, tha se njohja me Xhavit Hazirin ishte nderë dhe përgjegjësi, meqë ai ishte njeri i thjeshtë me virtyte të larta.

“Rrugëtimin e tij u përpoqëm ta vazhdojmë, largimin e ushtrisë serbe nga Kosova dhe një ditë edhe bashki min me Shqipërinë që ishte ideal i Xhavitit”, tha ai.

Gjithashtu, Drejtoria e Kulturës nderoi aktorin Ramadan Qyunaku, si falënderim për 40 vjetorin e punës së tij në skenë, raporton KosovaPress.

“Gjatë 40 viteve kam marrë çmime të ndryshme nëpër festivale, por kjo disi po në duket shumë më e mirë”, tha Qynaku

Të hënën, më 17 shkurt bëhen 12 vjet prej kur Kosova ka shpallur Pavarësinë.