LAJMI I FUNDIT:

Në 11 vjetorin e Pavarësisë, kafiteritë e Prishtinës falenderojnë shtetet mike të Kosovës në gjuhën e tyre (Foto)

Në 11 vjetorin e Pavarësisë, kafiteritë e Prishtinës falenderojnë shtetet mike të Kosovës në gjuhën e tyre (Foto)

Shoqata e Gastronmëve të Prishtinës, e cila përfaqëson kafiteritë, restoranet dhe hotelet kryesore të kryeqytetit këtë vit festën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e ka filluar më herët.

Në fakt, iniciativa e shoqatës ka hyrë në agjendën shtetërore si njëra nga pikat kyçe të festimit të përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.


Përveç falenderimeve të shkruara në pano të mëdha para hyrjeve të lokaleve në shumicën e gjuhëve të shteteve më të mëdha dhe më të rëndësishme që e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë,  më 17 shkurt, Shoqata e Gastronomëve ka propozuar që për secilin shtet mik të Kosovës të vendoset nga një shampanjë me flamurin e shtetit përkatës dhe në praninë e kryeministrit dhe ambasadorëve të akredituar në vendin tonë ato të hapen, për të filluar festën e madhe dhe të përbashkët me qytetarët dhe mysafirët e ftuar në Sheshin ‘Skenderbeu’.

Në hapje të ngjarjes, përveç gastronomëve të Prishtinës, i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me fytyra të tjera publike dhe përfaqësues të shteteve mike të Kosovës.

“Ky do të jetë një përvjetor i kushtuar shteteve mike të Kosovës, të cilat menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë kanë konfirmuar njohjen e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës. Ndërsa, ne si shteti më i ri dhe vendi me numrin më të madh të të rinjëve në kontinent, kemi dashur që të bëhemi bashkë në një vend për festën më të madhe të vendit tonë, por gjithsesi edhe për të falenderuar në mënyrë krejtësisht unike një nga një secilin vend i cili e ka njohur Kosovën” ka thënë Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronmëve të Prishtinës.

“Iniciativa jonë është mirëpritur nga institucionet shtetërore dhe të dielen, më 17 shkurt, aktiviteti ynë është pjesë e rëndësishme e agjendës festive për 11 vjetorin e Pavarësisë tonë”, tha ai.

Të dielen, kafiteritë e shumta në kryeqytet, përveç falenderimeve me shkrim të bëra ndaj shteteve mike të Kosovës poashtu do të angazhohen për festën e përbashkët në shesh, ndërsa gjatë ditës do mirëpresin mysafirët me muzikë dhe ushqime të vendeve përkatëse, të cilat ata e kanë marrë përsipar për t’i falenderuar edhe individualisht, por edhe si anëtarë të Shoqatës e cila i përfaqëson ata. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori