LAJMI I FUNDIT:

Ndryshohet Kodi Penal në RMV: Burg për sulmuesit e gazetarëve, mjekëve dhe avokatëve – edhe “përndjekja” bëhet vepër penale

Ndryshohet Kodi Penal në RMV: Burg për sulmuesit e gazetarëve, mjekëve dhe avokatëve – edhe “përndjekja” bëhet vepër penale

Përndjekja dhe ngacmimi seksual janë kthyer në vepra penale, sulmi ndaj avokatëve, punonjësve të shëndetësisë dhe mediave do të dënohet me burgim. Do të dënohet edhe dhuna ekonomike. Këto janë pjesë e ndryshimeve në kodin penal që pas dy vitesh në procedurë parlamentare, dje në heshtje kaluan në seancën plenare.

Sulmet dhe kërcënimet ndaj avokatëve, punonjësve të shëndetësisë dhe mediave, tash e tutje do të trajtohen si sulme ndaj zyrtarëve, parashihet në ndryshimet në Kodin Penal, të cilin pas dy vitesh në sirtarët e Kuvendit, deputetët e votuan dje.


Kjo do të thotë se kërcënimet me jetë ndaj këtij grupi personash do të dënohen me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Nëse kërcënimi shkakton ndjenjë frike ose pasigurie, dënimi mund të arrijë deri në një vit burg. Nëse tashmë bëhet fjalë për dhunë ndaj këtij grupi personash, dënimi me burg është nga tre muaj deri në tre vjet.

Sipas këtij neni, do të dënohet kushdo që kryen veprën penale kundër një zyrtari në kryerjen e detyrës, avokatit, mjekut ose një punonjësi tjetër shëndetësor, gazetarit ose një punonjësi tjetër mediatik ose një personi tjetër që kryen punë me interes publik në kryerjen e detyrave profesionale, ose në lidhje me kryerjen e detyrave profesionale që ai ndërmerr në kuadër të kompetencave të tij ose ndaj disa personave.

Ndëshkimet parashikohen në kodin penal edhe për kërcënimet e shprehura publikisht për vepra penale në internet, të motivuara nga çdo lloj diskriminimi.

Por, drejtësia për kërcënimet e bëra ndaj avokatëve, gazetarëve, videografëve, mjekëve dhe infermierëve do të duhet të kërkohet me padi private dhe nuk do t’u takojë me detyrë zyrtare.

Ndërsa, gjithashtu për herë të parë, krime të tilla si përndjekja dhe ngacmimet seksuale përfshihen në kodin penal. Me ndryshimet e reja në ligj, parashikohet që personi që gjykata përcakton se ju ndjek, ju përndjek, ju shqetëson psikologjikisht, ju abuzon ose ju frikëson personalisht ose me shkrim, si dhe iu keqpërdor të dhënat personale, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori