LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i orës, një orë para apo një pas – akoma pa dakordim rreth debatit të shumëpërfolur në Bruksel

Ndryshimi i orës, një orë para apo një pas – akoma pa dakordim rreth debatit të shumëpërfolur në Bruksel

Edhe pse Komisioni Evropian tre vite më parë propozoi heqjen e ndryshimit të orës gjatë dimrit, vendet anëtare ende nuk janë pajtuar rreth kësaj çështje dhe duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë as në një të ardhme të afërt.

Reklama

“Të dielën më 31 tetor, do të lëvizim orën”, ka thënë të premten zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaecker, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë po ndodh me propozimin për heqjen e ndryshimit të orës pas përfundimit të javës së fundit të marsit dhe asaj të tetorit, transmeton Telegrafi.

Lëvizja e orës do të duhej të ndalej në vitin 2019, pasi që ish-presidenti i KE-së, Jean Clause Junker, në vitin 2018 pati propozuar që të aplikohet një praktikë e tillë në tërë Bashkimin Evropian, duke ua lënë në dorë vendeve anëtare që të vendosin nëse do të përkrahin kohën verore apo dimërore të orës.

Propozimin e kishte përkrahur Parlamenti Evropian në vitin 2019, por do të duhej ta miratonin vendet anëtare. Aktualisht nuk ka një informacion nëse propozimi do të mund të kishte përkrahjen e tyre.

“Tani është në duart e vendeve anëtare”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Në anën tjetër, ministrat evropian të Komunikacionit, kanë vendosur në dhjetor të vitit 2018 të shtyjnë vendimin për heqjen e lëvizjes së orës nga viti 2021, por nga atëherë asgjë nuk ka ndodhur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Serbia
Pse sulmi me dron në Moskë është kryer nga vet Kremlini?

Pse sulmi me dron në Moskë është kryer nga vet Kremlini?

Evropa
Inteligjenca ushtarake ukrainase e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Inteligjenca ushtarake ukrainase e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Evropa
Shefi i mercenarëve të Wagner nis

Shefi i mercenarëve të Wagner nis "një sulm tjetër shpërthyes" ndaj Kremlinit, pas sulmit të supozuar me dronë në Moskë

Botë
Wagner Group 'duke përdorur Twitter dhe Facebook për rekrutim'

Wagner Group 'duke përdorur Twitter dhe Facebook për rekrutim'

Evropa
Pamjet rrëqethëse nga Kanada - zjarri pothuajse nuk e përfshiu një veturë në lëvizje

Pamjet rrëqethëse nga Kanada - zjarri pothuajse nuk e përfshiu një veturë në lëvizje

Amerika
Kalo në kategori