LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet që ka pësuar BMW X1, janë parë teksa testohej në rrugë (Foto)

Ndryshimet që ka pësuar BMW X1, janë parë teksa testohej në rrugë (Foto)

BMW i përmbahet traditës, aplikon vetëm ndryshime të lehta në pasardhësit e modeleve të reja

Gjenerata dytë e modeli X1 është lansuar më 2015, mirëpo BMW po i aplikon vetëm disa ndryshime të lehta, që modeli ri që vjen, të jetë një konkurrent i denjë me Volvo XC40, në këtë segment të rëndësishme të veturave, transmeton Telegrafi.


Spiunët që merren me veturat e reja, e kanë parë këtë model të rifreskuar, teksa testohej në një rrugë të hapur në Munih, shumë afër bazës së kompanisë. Me testimet që po vazhdojnë, besohet se X1 do të del nga prodhimi gjatë vitit që vjen, megjithëse nuk pritet asnjë ndryshim drastik.

Shtresa për kamuflazh, mund të bëjë të mendohet se do të pësojë ndryshime të mëdha në dizajn, por ato janë tepër të lehta. Vendosja e shtresës, lë të kuptohet se po mbahet fshehtë kapaku, grilli dhe mbrojtëset e përparme.

Por, shumë pjesë të interierit ka qenë të mbuluara, gjë që nënkupton se do të ketë ndryshime të mëdha në formën e akomodimit, tabelën e informimit dhe navigacionit.

As pjesa nën kapak nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha, që pritet të trashëgojë motorin me 2.0-litra që dërgon 228 kuajfuqi përmes tetë shpejtësive automatike. /Telegrafi/