LAJMI I FUNDIT:

Ndryshe nga të tjerët: Rrëfimi i Gazmir Saharës nga Peja – hoxha atraktiv që pëlqen sportet ekstreme, alpinizmin e fotografinë

Ndryshe nga të tjerët: Rrëfimi i Gazmir Saharës nga Peja – hoxha atraktiv që pëlqen sportet ekstreme, alpinizmin e fotografinë
Foto: Gamir Sahara/Instagram

Secili njeri i lindur në këtë botë synon të krijojë identitetin, imazhin dhe stilin e tij. Shpesh, ndodh që profesioni apo prejardhja të na diktojë një stil jetese më të kufizuar (brenda kornizave) – por ky nuk është rasti i hoxhës Gazmir Sahara nga Peja.

Ai është një person atraktiv, hiperaktiv dhe me stil të jo të zakonshëm. Në shikim të parë të jep përshtypjen e një blogeri apo mashkulli trendi në rrjetet sociale, por në fakt puna që bënë është mjaft me përgjegjësi dhe lidhet me besimin.

Gazmir Sahara është i angazhuar tash e disa vite si hoxhë në xhaminë e njohur të Devollve në Pejë, teksa “jashtë saj”, ai është një alpinist, hedhës (në ujë) e i pasionuar pas fotografisë, me pak fjalë…një stil që çdo mashkull i ditëve të sotme do ta dëshironte.

Ai vjen në një rrëfim të veçantë për Telegrafin, për të folur rreth angazhimeve të tij në punën dhe aktivitetet që bën, si dhe faktin se si ka arritur ta gërshetojë aq bukur profesionin aq antik me paraqitje atraktive të ditëve të sotme.

“Unë jam i angazhuar me shërbime në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, si punëtor i rregullt i Bashkësisë Islame. Aty është imami kryesor si dhe unë si ndihmës dhe muezin. Këtë rrugë e vazhdoj edhe unë si gjeneratë e radhës, ku përcjell brezin e hoxhallarëve të cilët ishin më vite në familjen time. Në të njëjtën kohë angazhim tjetër që i përket të njëjtës fushë, merrem edhe me “shërim me Kur’an” për njerëzit që janë të sëmurë me sëmundje shpirtërore si ato nga magjia e të ngjashme, dhe kjo e tëra bëhet gratis për të gjithë që kanë nevojë dhe kanë probleme të tilla. Përveç misionit si hoxhë, kohën tjetër e shfrytëzoj të merrem me sporte të ndryshme. Nga e kaluara kam qenë pjesëtarë i sporteve luftarake, kam stërvitur disa vite xhudo, ku ishte nderi im të isha një nxënës i trajnerit që sot është më i miri në botë, Driton Kuka, ndërsa këtë sport e vazhdon ende vëllai im më i madh i cili ishte shumë më i suksesshëm sesa unë. Ndërsa tani, kam kaluar në një sport krejt tjetër, shumë më i qetë, me bjeshkatari. Edhe këtë e kam filluar duke u inspiruar nga babai im, i cili që shumë vite është anëtar i shoqatës bjeshkatare ‘Gjeravica’ në Pejë, si shoqata më e vjetër në vendin tonë. Vendi jonë Kosova, po edhe vendet tjera që ne më shumë i frekuentojmë si: Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë, posedojnë pamje magjepsëse, pamje të bukura e mrekulli që vetëm një Zot ka ditur t’i krijojë. E kur kemi këso natyre, padyshim që edhe fotot janë të bukura kur publikohen”, tha Gazmir Sahara për Telegrafin.

Foto: Gazmir Sahara/Instagram

Duke qenë se gjendemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, Sahara nuk la pa përmendur faktin se si ka shkuar ky muaj për të, duke qenë se ka arritur të agjërojë përgjatë gjithë këtyre ditëve.

“Muaji i Ramazanit, një muaj i cili kërkon sakrificë në shumë fusha. Muaj që lidhë brendësinë (shpirtëroren) e njeriut me fizikun (pjesën e jashtme apo veprën). Nga ana shpirtërore: janë namazet e veçanta që e karakterizojnë këtë muaj si namazi i teravisë apo namazi i natës, pastaj është më i theksuar leximi i Kur’anit apo lutje të ndryshme në përgjithësi. Nga ana e jashtme (fizikun): e tëra ajo që mësohet dhe përfitohet nga pjesa e brendshme shpirtërore, nga mësimet fetare dhe ato nga libri i shenjtë, nuk janë të plota nëse nuk zbatohen në vepër, e në këtë muaj si karakteristikë më e veçantë është agjërimi si solidarizim me ata që nuk kanë, si dhe ndihma materiale për skamnorët”, tregon tutje Gazmir Sahara.

Foto: Gazmir Sahara/Instagram

Tutje, hoxha i njohur nga Peja tregon se nocioni për profesionin e tij është “keqkuptuar paksa”. Kush ka thënë se një hoxhë nuk mund të jetë kaq fleksibil?

Një mentalitet të tillë ka arritur ta sfidojë vetë Gazmir Sahara, i cili përkundër faktit që bënë një punë si shërbyes fetar, në jetën e përditshme shquhet si një mashkull shumë ‘cool’.

“Një person i cili është një praktikant fetar, padyshim se duhet të jetë një shembull për të gjithë, dhe ne si fetar shembullin më të mirë e kemi vet profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të), i cili ishte një bashkëshort i mirë, ishte një baba i përkushtuar, ishte një mik-shok i pa shembull, ishte me njerëzit dhe pranë njerëzve. Këtë reflektim duhet secili ta përvetësoi. Nga e kaluara është krijuar një mentalitet jo i duhur për “hoxhën”, ku ai duhet të jetë në xhami apo në oda, ndërsa të shihet duke u marr me gjëra tjera përveç profesionit, ka qenë e çuditshme. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e problemeve që e kanë karakterizuar vendin tonë nga e kaluara, ku hoxha jo pse nuk donte, mirëpo nuk kishte edhe kohë të mjaftueshme të jetë pjesë e aktiviteteve të ndryshme, ndër to edhe rekreacionin dhe atraksionin. Në atë kohë, hoxha luante edhe rolin e mësuesit, sepse regjimi i atëhershëm i privonte shqiptarët nga shkollimi. Aso kohe populli ynë merrte dije nëpër xhami, medrese, mejtepe, ku hoxhallarët ishin mësues dhe drejtues shpirtëror. Ndërsa sot, në çdo lami kemi njerëz kompetentë, e në këtë kohë edhe unë, po edhe hoxhallarë të tjerë e shfaqin atë pjesën tjetër më atraktive. Kënaqësia është e madhe ku në aktivitete javore të ndryshme nëpër mal apo det, takon njerëz nga vendet e ndryshme, qofshin nga Kosova po edhe të huaj, dhe të jepet mundësia të tregosh se si fillimisht jemi njerëz, dhe se profesionet asnjëherë nuk na largojnë, por ato vetëm se na plotësojnë edhe më shumë. Më e bukura është kur në mesin e pjesëmarrësve në këto ekspedita, kemi persona të fushave të ndryshme dhe të feve të ndryshme”, tregon tutje hoxhë Sahara.

Foto: Gazmir Sahara/Instagram

Nga gjithë vendet që ka vizituar dhe vazhdimisht frekuenton, edhe ai ka krijuar pëlqyeshmëritë e tij, por ndër të preferuarat për të mbeten Alpet Shqiptare.

“Alpet Shqiptare janë të veçanta për nga bukuritë ( Rugova me fshatrat e saj) atraksione si ‘Via Ferata’ e ‘Zip Line’ apo edhe ‘Parku i Aventurave’ në Pejë , Malet e Sharrit, duke mos e lënë pa përmend pjesën veriore të Shqipërisë  – Thethi, apo pjesën e Vuthajve të Malit të Zi, ndërsa bregdeti që na mbush plot energji është pjesa e Jugut e Shqipërisë, ndërsa kur flitet për Shqipëri, është nga vendet që të ofron shumë gjëra, shumë atraksione: male, dete, lumenj, vende historike. Posedojmë vendet më të bukura natyrore (jo artificiale), të cilat çdo vit e më shumë po tërheqin turistë nga e gjithë bota”, tregon Gazmiri.

Në vazhdimin e rrëfimit, ai tregon edhe për mënyrën se si bashkë me grupin e tij, arrijnë të realizojnë ekspeditat e tyre në alpe.

“Aktivitetet i zhvillojmë me grupin e quajtur Supercampers, ku organizatorët janë nga Prizreni. Me këtë grup çdo herë kalohet shumë mirë, janë të veçantë në përgjithësi. Ka pasur raste kur kemi kaluar kohë të tërë me disa prej pjesëmarrësve të ekspeditave, të cilët krejt vonë e kanë kuptuar që me profesion jam hoxhë, dhe kjo ka qenë çudi për ta, duke u shprehur ‘se a paska mundësi një hoxhë të jetë pjesë e organizimeve të tilla”.

Foto: Gazmir Sahara/Instagram

Lexuam për jetën, aktivitetet e profesionin e tij, por Gazmiri duket të jetë një person shumë i veçantë edhe në jetë private.

Ai tregon në vazhdimin e bisedës se është një baba i përkushtuar në familje, teksa ndjehet i bekuar me katër fëmijët e tij.

“Nga jeta ime private – familjare, jam i martuar dhe tani për tani i kam katër fëmijë, një vajzë e tre djem. Gjatë ditës përkushtimi është më i theksuar ku duhet të merrem me fëmijë duke i dërguar dhe kthyer nga shkolla. Poashtu merrem me nevojat tjera ditore të tyre , ndërsa një barrën më të madhe e ka gruaja, sepse kalon kohën me të madhe pranë tyre”, tha Sahara.

E kur jemi te familja, njëri nga fëmijët e tij është pak më i veçantë. Ai është i prekur nga Sindroma Down. Amari i vogël gjen mbështetjen më të madhe tek prindërit e tij, veçanërisht te babai, i cili ndryshe nga ç’mund t’i ndodh një prindi, e ka marrë me shumë sportivitet sfidën me të cilën i vogli i tij ballafaqohet.

Madje, Gazmiri ka edhe një porosi të veçantë për të gjithë prindërit që gjenden në të njëjtin pozicion sikur ai.

“Fëmija im i dytë është Amari, i cili ka lind me Sindromën Down, tani është 9 vjeçar. Lindja e tij nuk ishte një sfidë, sepse ai për mua, gruan time dhe për  familjen, ishte një dhuratë. E them dhuratë për shkakun se këta fëmijë janë gjëja më e mirë, më e bukur dhe më e dashur që dikush mund ta ketë. Kur kam marrë lajmin se ka lindur me këtë sindromë, pyetja ime për doktoreshën ishte: gruaja dhe fëmija a janë mirë. Tha: po, vetëm se fëmija është më Down, unë i thash: Ne pranojmë çdo problem, çdo gjë që na godet është e mirëpritur. Janë fëmijë të mbushur me dashuri, nuk ka hile, manipulime dhe probleme nga ana e tyre. Me një fjalë janë vet dashuria e jetës. Ne shpenzojmë mund, pasuri që fëmijët tanë të jenë të edukuar e të dashur, e në fund rezultatet na dalin ndonjëherë negative, ndërsa këta fëmijë janë të edukuar, të dashur, thjeshtë janë e gjithë bota jonë. Kur jam i lodhur, i mërzitur e i rraskapitur nga problemet e zakonshme të jetës, mjafton vetëm me një shikim i Amarit, më ngjallë shpresë dhe pozitivitet. Në këtë rast, këshilloj te gjithë ata që fëmijët e tyre janë prekur nga kjo sindromë, që të janë të bekuar që e kanë apo do ta kenë një fëmijë të tillë, sepse këta janë ata që na shtyjnë të jetojmë sa më të qetë e sa më mirë”, tha Gazmir Sahara për Telegrafin.

Foto: Gazmir Sahara/Instagram

Muaji i shenjtë i Ramazanit e gjeti hoxhë Saharën në Mekë, vend nga i cili ka ngeluri mrekulluar nga vizita që i bëri para pak ditësh.

“Këto ditë jam kthyer nga vizita ime në Meke, vizitë e cila quhet “Umre”, është vizitë jo e obligueshme për nga parimet fetare. Të jesh në at vend, të mbush me nostalgji, je duke përjetuar vendin ku gjenerata dhe histori të shumta kaluan. Ke përjetimin e jetës së “shokëve” më të mirë të jetës të cilët kur si ke takuar. Por, kjo vizitë nuk është komplete nëse nuk reflekton pozitivisht në jetën tënde përballë njerëzve të tjerë, përballë atyre që mendojnë si ti ose ndryshe nga ti. Kjo vizitë karakterizohet me lutje, e në lutjet tona ishin të gjithë, qofshin të afërm e familjar, shok e miq, shoqëria në përgjithësi pa dallim çfarë feje ka”, tregon Gazmiri.

Foto: Gazmir Sahara/Instagram

Një hoxhë i dashur nga qytetarët, që ka një stil jetese ndryshe, ka edhe një mesazh për të gjithë ata që gjetën kohë të lexojnë këtë rrëfim të tij.

“Mesazhi im për të gjithë është shumë i thjeshtë: jetoni me njëri tjetrin, kaloni kohë më njëri tjetrin, në mënyrë që të kuptojmë sa më drejtë se çfarë janë njerëzit në realitet. Largohuni nga propagandat “kam dëgjuar nga të tjerët”, por kërko që të takohesh direkt me secilin, mëso për hoxhën nga vet hoxha, për priftin nga vet prifti, për doktorin nga vet doktori, për politikanin nga vet politikani. Kur kështu veprojmë, atëherë si shoqëri do të ngritemi dhe do të kemi vlerë. Një falënderim të veçantë për portalin tuaj Telegrafi, i cili është nga portalet më të lexuara në vendin tonë, si dhe një nga portalet që trajton tema të tilla e që i jap mundësi secilit ta ndaj tregimin e tij”, përfundoi Gazmir Sahara për Telegrafin.

Përndryshe, hoxha nga Peja është një personazh mjaft atraktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, teksa po të kontrollosh në Instagramin e tij, gjen me qindra fotografi që të bëjnë për vete. /Telegrafi/

Stankaj – Rugovë- Kosovë #supercampers #supercampers_ks

A post shared by Gazmir Sahara (@gazmir_sahara) on Dec 28, 2017 at 3:58am PST

Winter jump, best place, best time Benjë, Përmet – Albania

A post shared by Gazmir Sahara (@gazmir_sahara) on Jan 27, 2018 at 1:56pm PST

A post shared by Gazmir Sahara (@gazmir_sahara) on May 28, 2018 at 8:49am PDT

A post shared by Gazmir Sahara (@gazmir_sahara) on May 26, 2018 at 10:00am PDT

A post shared by Gazmir Sahara (@gazmir_sahara) on May 18, 2018 at 1:10pm PDT

A post shared by Gazmir Sahara (@gazmir_sahara) on May 13, 2018 at 10:33am PDT

Pjesa më e bukur dhe e veçantë e Shqipërisë #supercampers #supercampers_ks

A post shared by Gazmir Sahara (@gazmir_sahara) on Apr 23, 2018 at 2:07am PDT

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori