LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ambientit në Pekin merr përmasa gjigante

Ndotja e ambientit në Pekin merr përmasa gjigante

Banorët e Pekinit refuzojnë të dalin jashtë ndërkohë që ndërtesat janë zhdukur në pluhurin e vrazhdë dhe toksik që ka përfshirë kryeqytetin e Republikës popullore të Kinës.

Qendra komunale e ambientit të qytetit të Pekinit ka raportuar në ueb faqen e tyre se një densitet i PM2.5 ka tejkaluar 700 mg për m3 në shumë pjesë të qytetit ndërsa Organizata Botërore e Shëndetsisë konisderon nivel të sigurt shkallën prej 25mg per m3.
PM2.5 janë grimca të vogla me madhësi prej më pak se 2.5 mm ose 1/30 e gjerësia e fijes së flokëve të njeriut. Ato mund të depërtojnë lehtësisht në mushkëri kështu që matja e tyre konsiderohet metodë më e arsyeshme se metodat tjera të matjes së kualitetit të ajrit.
Në 24 orëshin e fundit raportimet e mediave të ndryshme kanë thënë se niveli i PM2.5 ka kaluar në shkallë të lartë indeksin e lejuar. Numri më i lartë deri më tani është 755 që ka korresponduar me densitet të PM2.5 prej 886mg/m3.
PM2.5 vjen si rezultat i djegies së karubranteve të makinave ndërsa, ndotja e ajrit është problem i madh për Kinën edhe për faktin e industrializimit të hovshëm të vendit, mbështetjen në energjinë e thëngjillit, rritjen masive të industrisë së automobilave dhe mospërfilljen e rregulloreve të ambientit.
Në të njejtën kohë, disa qyteteve tjera kineze si Tianjin dhe Wuhan poashtu kanë raportuar për probleme të ngjashme lidhur me ndotjen e skajshme të ambientit të tyre. /Telegrafi/