Niveli i ndotjes së ajrit është rritur bashkë me shqetësimet për shëndetin, javëve të fundit në Prishtinë.
Rreth kësaj çështje në kryeqytet do të organizohet një protestë në shenjë indinjate ndaj institucioneve vendore për neglizhimin e situatës.
Protesta do të mbahet gjatë ditës së mërkurën në Prishtinë.
Thirrje për protestë është duke u bërë në rrjetin social në Facebook.
Prishtinasit po kërkojnë që çështja e ndotjes së ambientit të merret më seriozisht nga ana e Qeverisë dhe pushtetit lokal.
“Pra, është koha e qytetarit dhe një proteste për të gjetë zgjidhje rreth kësaj problematike të rrezikshme. Ne, qytetarët e Prishtinës, kërkojmë që kjo çështje të merret seriozisht nga Qeveria dhe Pushteti Lokal. Koha po kalon dhe ne nuk po shohim asnjë plan më konkret e të detajizuar për ta zgjedhë problemin e ndotjes. Secili jemi viktimë, dhe askush nuk pret një mrekulli me shkop magjik për problemin”, thuhet në përshkrimin rreth protestës.
Protesta do të organizohet më 31 dhjetor (e mërkurë), ora 12:00 – Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Ndërkohë që alarmin rreth ndotjes së ambientit e ka dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke u sugjeruar kosovarëve që të dalin në qytet me maska, përcjell Telegrafi.
Pasditen e së dielës ka reaguar edhe partia Ekologjike cila ka kërkuar nga Qeveria që ta marrë me më shumë seriozitet ndotjen. Një hapje e dritares e tregon realitetin e ndotjes së tmerrshme të ajrit në Prishtinë, dhe mushkëritë tona si dhe shëndeti ynë po shkatërrohet duke u ekspozuar në këtë ajër, mjegull e smog.
E ndërkohë Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj ka lëshuar një reagim të gjatë në Facebook, të cilin e ka shkruar nga Estonia. Aty ka shkruar se problemi i ndotjes së ambientit nuk mund të zgjidhet me shkop magjik. Në mënyrë cinke, ajo ka shkruar se bashkë-ndjen me gjendjen e krijuar në Kosovë.
Tutje, edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar një reagim, për ndotjen në Prishtinë. Ka thënë se po bisedon me Qeverinë dhe institucionet tjera për zvogëlimin e ndotjes. Ka thënë se po bëhen plane për zvogëlimin e ndotjes nga veturat dhe termocentralet.
Madje, Shefi i Prishtinës, ka gjetur edhe fajtorin pse po dalin të dhëna kaq të këqija për ajrin në Kryeqytet. Ka thënë se matësit e Ambasadës Amerikanë ndodhen në pjesën më të ndotur të Prishtinës prandaj po dalin të dhëna të tilla.
Asamblisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sokol Havolli, ka thënë se nga nesër do të fillojë të kërkojë nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtzakonshme lidhur me nivelin e ndotjes së ajrit në Kryeqytet.
“Në këtë seancë do të parashtrojmë problemin që tashmë eshtë sikur elefanti në dhomë, dhe do të shprehim me të gjithë asambleistët e nënshkruar gatishmërinë që përmes vendimarrjes së Kuvendit Komunal të merrem hapa të nevojshëm për periudhën afatshkurtë, por edhe të obligohet ekzekutivi që në periudhë afatgjatë të adresoj problemin e ajrit të ndotur”, ka thënë Havolli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit