LAJMI I FUNDIT:

Ndoqën gabimisht navigacionin, turistët në Hawaii përfunduan me automjetin e tyre në oqean

Ndoqën gabimisht navigacionin, turistët në Hawaii përfunduan me automjetin e tyre në oqean

Dy turistë patën një përvojë të tmerrshme mbrëmjen e së shtunës së kaluar në Hawaii, kur furgoni i tyre përfundoi gabimisht në portin e varkave të vogla Honokohau në Kailua-Kona.

Sipas dëshmitarëve, shoferi dhe pasagjeri i saj ishin të lidhur me rripat e sigurimit në sediljet e tyre teksa uji futej nëpër dritaret e hapura të Dodge Caravan.


Pasagjerja arriti të dilte nga dritarja, por kalimtarët u detyruan të hidheshin në ujë dhe ta nxirrnin shoferin jashtë dhe ta çonin në portin e varkave, shkruajnë mediat lokale.

View this post on Instagram

A post shared by Christie H (@thehutchess)

Kalimtarët thanë se turistët nuk i kishin kuptuar udhëzimet e GPS-së për një destinacion të caktuar dhe GPS-i i tyre i çoi drejt e në port.

“Unë mendoj se ata thjesht duhet t’i kenë hequr sytë nga rruga për një sekondë dhe mendoj se të gjithë janë paksa të tronditur sepse e pamë këtë makinë të shkonte direkt në port”, deklaroi Christie Hutchinson, një dëshmitare e incidentit.

“Dhe na u desh një sekondë për të kuptuar se çfarë po ndodhte, sepse ata nuk dukeshin në panik ose nuk kishin ndonjë ndjenjë urgjence për të dalë nga makina”, shtoi ajo.

Burimet bëjnë me dije se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Ekuipazhet e tërheqjes nxorën karavanin plotësisht të zhytur nga uji. /Telegrafi/