LAJMI I FUNDIT:

Ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore dhe nuk u përsërit kurrë më – dita kur ushtarët ndaluan luftën me njëri-tjetrin, për të festuar së bashku Krishtlindjet

Ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore dhe nuk u përsërit kurrë më – dita kur ushtarët ndaluan luftën me njëri-tjetrin, për të festuar së bashku Krishtlindjet

Si çdo festë tjetër, edhe kjo e Krishtlindjeve është një festë e veçantë dhe të tillë e bën fakti se ajo përjetohet nga qindra miliona njerëz në mbarë botën – të gjithë me ndjenjat e zakonshme të qetësisë, paqes dhe dashurisë.

Dhe kur jemi te kjo festë, herë pas here shohim shenja të unitetit ndërmjet njerëzve.

Në këto ditë edhe fraksionet politike mund të thuhet se “marrin pauzë” në përplasjet e tyre – me rastin e kësaj feste të bukur.

Por kur flasim tek “paqja” ndërmjet fraksioneve, nuk mund të lëmë pa përmendur ndoshta shembullin më dramatik të atmosferës së Krishtlindjes, të ndodhur mbi një shekull më parë, gjatë vitit të parë të Luftës së Parë Botërore, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një moment kur ushtarë gjermanë dhe britanikë u përfshinë në luftimin e njëri-tjetrit në luftimet e llogoreve, atë version e tmerrshëm të luftës, ku trupat luftuan në betejat e pafundme mbi të voglat copa toke.

Dhjetëra pengje u mbajtën për 444 ditë: Historia “hap pas hapi” e krizës që ndërpreu lidhjet midis SHBA-së dhe Iranit, 40 vjet më parë
Lexo po ashtu Dhjetëra pengje u mbajtën për 444 ditë: Historia “hap pas hapi” e krizës që ndërpreu lidhjet midis SHBA-së dhe Iranit, 40 vjet më parë

Atë botë, artileritë ushtarake i paraprinë këmbësorisë me ushtarë që lanë llogoret e tyre mbrojtëse dhe sulmuan armikun përballë telave me gjemba dhe mitralozit duke lënë trupa të grumbulluar në “tokën e askujt”.

Ishte skena në prag të Krishtlindjes në vitin 1914 kur rreth 100,000 trupa britanike dhe gjermane u përfshinë në një “prishje jozyrtare të armiqësisë”.

Po çfarë ndodhi atë natë?

Ishte ngjarja që u bë e njohur si “Armëpushimi i Krishtlindjes” – një armëpushim i çastit.

Ajo natë gjithashtu u bë simbolikë e “Paqes në Tokë dhe Vullnetit të Mirë ndaj njerëzve” – gjë që shpesh mungon edhe në jetën tonë të përditshme.

“Nata e çmendur” ishte koha kur ushtarët ndaluan së luftuari njëri-tjetrin në Luftën e Parë Botërore për të festuar së bashku Krishtlindjet.

E gjitha filloi kur forcat e vendosura britanike njohën thirrjen e Krishtlindjes “Natë e heshtur, natë e shenjtë” që vinte nga pala gjermane.

“Djemtë tanë thanë: Le të bashkohemi. Kështu që ne u bashkuam me këngën”, ka rrëfyer Francis Sumpter për History Channel.

Të hutuar nga momenti i këndshëm, por edhe i çuditshëm, trupat britanike nuk dinin të reagonin ndaj asaj që po ndodhte nga pala gjermane.

Kështu ata filluan të nxjerrin kokat e tyre mbi llogore dhe shpejt u bënë gati të tërhiqeshin në rast se gjermanët do të fillonin të qëllonin.

“Dhe atëherë ne pamë një gjerman që qëndronte në këmbë, duke tundur krahët dhe ne nuk qëlluam”, ka thënë ushtarja Leslie Wellington, e cila ishte dëshmitare e këtij momenti.

Gjermanët iu afruan britanikëve duke thirrur “Gëzuar Krishtlindjet” në anglisht.

Në fillim trupat britanike menduan se ishte një mashtrim, por kur panë që gjermanët ishin të paarmatosur, ata filluan të dilnin nga llogoret.

Ngadalë dhe me kujdes, të dy palët iu afruan njëra-tjetrës dhe filluan të shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit.

Ata shkëmbyen dhurata dhe kënduan këngë së bashku, madje luajtën edhe futboll, përcjell Telegrafi. Për një moment, në mes të “Luftës së Madhe”, pati paqe në tokë.

“Në Krishtlindjen e vitit 1914, çdo ushtar e dinte se armiku po ndante të njëjtin mjerim”, tha Dominiek Dendooven i Flanders Field Museum në Ypres, Belgjikë, për History Channel.

Trupat nga të dy palët e dinin që të qëndrosh me armikun në këtë mënyrë është tradhti dhe kishte bazë për luftë gjyqësore dhe madje mund të dënoheshe me vdekje. Vetëm kjo frikë do t’i motivonte të dy palët të rifillojnë luftimet.

Historia e “pushtimit” të Xhamisë së Madhe në Mekë - si forcat speciale franceze “çliruan” vendin e shenjtë të myslimanëve
Lexo po ashtu Historia e “pushtimit” të Xhamisë së Madhe në Mekë - si forcat speciale franceze “çliruan” vendin e shenjtë të myslimanëve

Të dy palët do të tërhiqeshin në llogoret e tyre atë natë duke pyetur nëse ata do të vazhdojnë të kundërshtojnë luftën të nesërmen në mëngjes.

Archibald Stanley kujton se si oficeri i tij rifilloi luftimet: “Ju akoma keni armëpushim?”

Ai mori pushkën e tij, dhe qëlloi një prej atyre gjermanëve të vdekur.

Sipas një artikulli rreth këtij armëpushimi të History Channel thuhet:

I ashtuquajturi Armëpushimi i Krishtlindjeve i vitit 1914 erdhi vetëm pesë muaj pas shpërthimit të luftës në Evropë dhe ishte një nga shembujt e fundit të nocionit të vjetëruar të armiqve në luftë. Asnjëherë nuk u përsërit – përpjekjet e ardhshme për armëpushime u shuan nga kërcënimet e oficerëve për veprime disiplinore – por ajo shërbeu si provë ngulitëse, sado e shkurtër, që nën përplasjen brutale të armëve, mbisundoi humanizmi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori