Hipopotami gjigant ka ikur nga kafazi, për të dalë jashtë një kopshtit zoologjik që ndodhet në Izrael.

Nuk dihet se si ia doli kjo kafshë që peshon mbi një tonelatë të largohet nga hapësira ku ishte, duke mos u vërejtur prej kujdestarëve, transmeton Telegrafi.

“Po bëjmë hetime, pasi mund të dalin edhe kafshë të tjera”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Megjithëse ka bërë disa xhiro, hipopotami është kthyer ngadalë me ndihëm e mirëmbajtësve. /Telegrafi/